Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOJAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Punëtor që merret me lyerjen e shtëpive, të orendive, të sendeve etj., bojatar. Reparti i bojaxhinjve. Brigada e bojaxhinjve. Po nuk është vetë njeriu, s’ka se ç’i bën bojaxhiu. (fj. u.).
2. Punëtori që ngjyen fillin, pëlhurat ose rrobat; ngjyrosës.
✱Sin.: lyerës, lyes, ngjyrosës, ngjyrues.
ÇNGJYRÓSËS,~E mb. Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Krem mjekësor çngjyrosës. Ka një efekt natyral çngjyrosës.
ÇNGJYRÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Çngjyrues; kund. ngjyrosës. Çngjyrosës i xhamit. Mori çngjyrosësin e flokëve. Mori tri shishe me çngjyrosës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë