Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ngjyroj ose kur ngjyrohet diçka; kund. çngjyrim. Ngjyrimi i stofave (i fillit, i leshit). Reparti i ngjyrimit.
2. Secila nga shkallët e ndryshme të një ngjyre, duke kaluar nga e çelëta në të mbyllët, ngjyra e lehtë e diçkaje; nuancë. Ngjyrime të holla (të lehta). Larmia e ngjyrimeve të ylberit.
3. fig. Ndryshim i hollë ndërmjet sendeve a dukurive; shfaqje e jashtme e lehtë, që u shtohet vetive kryesore të një dukurie, të një ndjenje etj., nuancë. Ngjyrimet e mendimit (e ndjenjave).
4. muz. Shkallë e ndryshme e forcës shprehëse ose e ëmbëlsisë që u duhet dhënë tingujve në një pjesë muzikore. Shenjat e ngjyrimit.
5. gjuh. Kuptim i veçantë, më i hollë, që merr një fjalë a një shprehje në një përdorim ose në një fushë të caktuar, hijesë, nuancë. Ngjyrim kuptimor. Ngjyrim stilistik. Ngjyrim emocional.
✱Sin.: ngjyrosje, ngjyerje, nuancë, bojatisje, nënndarje, shkallë, shkallëzim, hijesë, ngjyresë, ngarkesë, theksim.
►ÇNGJYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I zbehet ngjyra diçkaje, e humbet ngjyrën; zbardhet; kund. ngjyrohet. Çngjyrohen rrobat. Çngjyrohet në diell. Boja reaktive çngjyrohet. Nuk do të çngjyrohet gjatë pjekjes në skarë
2. pës. e ÇNGJYRÓJ. Çngjyrohen stofrat. Vështirë se çngjyrohet nën rrezatim ultravjollcë.
✱ Sin.: çngjyroset, zbardhet, zbehet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë