Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIZHÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur bizhat dikë a kur bizhatem; të dridhura të menjëhershme në trup; rrëqethje, dridhma, mornica. Bizhatja e trupit (e lëkurës).
2. Mpirje, ngrirje. Bizhatja e këmbës.
✱Sin.: ngjethje, rrëqethje, përqethje, drithërim, mpirje, drunim, ngathje, ngalje, athëtim.
DRÍDHM/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje të vogla e të shpejta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje, nga një ndjenjë e fortë tronditëse etj.; rrëqethje. E kapën dridhmat. Ka ethe me dridhma. S’i pushojnë dridhmat.
2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe, tmerr. Ndjeu një dridhmë. I shtiu dridhmën.
✱Sin.: të dridhura, dridhje, dridhërimë, dredhje, rrëqethje, ngjethje, përqethje, të rrëqethura, të ngjethura, fërgëllimë, mornicë, dridhërim.
♦ I hyri dridhma (dikujt) u tremb, u trondit shumë, u tmerrua, u lemeris; e kapën dridhmat (dikë); i hynë të dridhurat; e zunë të dridhurat (dikë). E kapën dridhmat (dikë) e humbi durimin e qëndresën para diçkaje të vështirë; i hyri frika; dridhet nga inati; i hyri dridhma (dikujt); i hynë të dridhurat (dikujt); e zunë të dridhurat; e zunë ethet. I shtiu dridhmën (dikujt) i futi frikë të madhe, e frikësoi shumë, e tmerroi, e lemerisi; e tronditi; i shtiu (i futi) të dridhurat.
NGJÉTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngjeth a kur ngjethem. Ngjethje nga ethet (nga të ftohtët). Ngjethje nga tmerri. Emocionuese deri në ngjethje.
2. Të dridhura që përshkojnë të gjithë trupin nga të ftohtët a nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), drithërimë. Ndjeu një ngjethje në trup. Ngjethje të pareshtura (të forta).
✱Sin.: rrëqethje, mornica, kreshpërim, e përqethur, dridhje, përqethje, të dridhura, të ngjethura.
NGJÉTHUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Dridhje të pavullnetshme të trupit nga të ftohtët e madh ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.); mornica. Kjo sëmundje shoqërohet me të ngjethura e ethe. E kapi një e ngjedhur. Të ngjethura në trup (në kurriz). Të ngjethura nga të ftohtët. I shkojnë të ngjethura. Pati të ngjethura gjithë natën.
✱Sin.: ngjethje, rrëqethje, mornica, dridhje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë