Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZGJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zgjat diçka, zgjatim; kund. shkurtim. Zgjatja e litarit (e telit etj.). Zgjatja e rrugës (e hekurudhës). Zgjatja e flokëve.
2. Shtrirje, nderje a hapje e diçkaje në një drejtim të caktuar. Zgjatja e kokës (e dorës, e krahut etj.). Zgjatja e filxhanit (e kutisë së duhanit etj.).
3. Koha sa zgjat diçka; koha gjatë së cilës vijon të bëhet diçka; vijimi i diçkaje; kund. shkurtim. Zgjatja e ditës diellore. Zgjatja e kohës së ushtrimeve. Zgjatja e ditës së punës. Zgjatja e orarit. Zgjatja e ligjëratës.
4. Shtyrje, zvarritje apo vonesë në realizimin e diçkaje; kund. shkurtim. Kjo zgjatje në kohë e ka arsyen e vet. Zgjatja e afatit për ndryshimin e vendbanimit.
✱Sin.: zgjatim, gjatim, ngjatim, vijim, rritje, lëshim, shtrirje, hapje, zvarritje, vonim, mbajtje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë