Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngjat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGJAT

NGJAT vep., ~A, ~UR 1. kal. Zgjat, ngjas. Ngjat dorën për të marrë diçka. I ngjati dorën. E ngjati fjalën (bisedën).
2. jokal., vet. v. III Zgjat, vijon. Nuk ngjati shumë dhe erdhi. Sa ngjati mbledhja?

NGJAT

NGJAT parafj. (me një emër në r. rrjedhore) 1. Fare pranë, fare afër; përbri. Ngjat pyllit. Ngjat meje (teje). Ulu ngjat shokëve!
2.krahasim me... Ngjat atij ti je i vogël. Ngjat asaj ti dukesh gjigand.

NGJATEM

NGJÁT/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zgjatem. U ngjat ta kapte mollëndegë. Ngjatem ta marr dhe nuk e arrij dot.

NGJATOHEM

NGJAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zgjatem. Mbledhja u ngjatua pa fund.

NGJATOJ

NGJAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zgjatoj, zgjas. Ngjatoj një bisedë.
2. Lidh një kafshë me litargjatë sa të kullosë. E ngjatoi kalin (lopën).

PRANË

PRÁNË ndajf. 1. Në një largësivogël nga diçka tjetër; përkrah; përbri; afër; kund. larg. Pranë e pranë shumë afër, ngjitur. Aty pranë diku pranë. Fare pranë. I rri pranë. Iu qas pranë. E kisha pranë. Afrohupranë! Nuk këndon bilbili, kur i vë sorrën pranë. (fj. u.).
2. Pa ndonjë dallimmadh nga dikush a nga diçka tjetër, me tiparengjashme me diçka tjetër, afër; kund. larg. Janë (qëndrojnë) pranë.
3. fig. Duke i qëndruar afër a duke treguar kujdes, interesim e vëmendjeveçantë; në marrëdhëniedrejtpërdrejta e të ngushta me dikë tjetër; afër. E ka pranë dikë është përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtëdikujt, ndihmohet vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. I rri (i qëndron) pranë dikujt a diçkaje kujdeset shumë, në mënyrëveçantë për të. Iu gjend (iu ndodh) pranë dikujt e ndihmoi, e përkrahu, i dha dorën (kur kishte nevojë). E mbaj pranë dikë krijoj marrëdhëniengushta me të, sillemmënyrëngrohtë e kujdesem për të, e ndihmoj vazhdimisht.
Sin.: afër, afras, afrazi, përbri, përkrah, anë, anës, ndanë, mbanë, bashkë, ngjitur, ngjitas, bri, puqur, buzë, ngjat.
I gjendem (i ndodhem) pranë (dikujt) e ndihmoj dhe e përkrah kur ka nevojë a një hall, kujdesem për të në rrethanavështira, i gjendem; i rri (i qëndroj) pranë; i qëndroj afër; i ndodhem (i gjendem) në krah; i jap (i hedh) dorën (një dorë). Kam pranë (dikë) jam përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtëdikujt, ndihmohem vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. E mbaj pranë (dikë) krijoj marrëdhëniengushta me dikë e sillem me ngrohtësi ndaj tij, kujdesem për të dhe e ndihmoj vazhdimisht, e mësoj si të punojë e si të sillet; s’e ndaj nga vetja; e mbaj afër. I rri (i qëndroj) pranë (dikujt a diçkaje) kujdesem shumë, vazhdimisht e në mënyrëveçantë për dikë a për diçka; e ndihmoj a e mbroj në çdo rast dikë; i gjendem (i ndodhem) pranë; i rri (i qëndroj) afër; i rri (i qëndroj) përkrah.

ZGJAT

ZGJAT (ZGJAS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëjgjatë a më të gjatë diçka, duke i shtuar ndonjë pjesë tjetër, duke e tërhequr a duke e shtrirë etj., zgjatoj; kund. shkurtoj. Zgjat rripin (telin). Zgjat fustanin (fundin, mëngët). Zgjat vijën (diagonalen, mesoren) (mat.). Zgjat rrugën (hekurudhën, trasenë). Zgjat hapin.
2. kal. Shtrij diçka në një drejtimcaktuar ose e afrojdrejtimdikujt a të diçkaje tjetër. Zgjati kokën. I zgjati dorën (litarin). I zgjati gotën (shishen, cigaret, shkrepësen, letrën, telegramin, librin). Rënkoi lehtë e zgjati këmbët nga zjarri që t'i shmpinte pak. Zgjati shkopin drejt hartës. Ha dhe e dorën tjetrit mos ia zgjat. (fj. u.). Më mirë torbën e të mbledhësh, se të zgjatësh dorën e të vjedhësh. (fj. u.).
3. kal. diçkabëhet e gjatë a më e gjatë. Ia zgjati flokët vajzës. Ia zgjatën lastarët hardhisë.
4. kal. Shtyj kohën, gjatëcilës bëhet diçka, e shtoj kohën dhe e vijoj diçka më tej; shtyj më tej a vonoj përfundimin e diçkaje, zvarrit. E zgjati afatin. E zgjati punën (lejen, diskutimin). I zgjati jetën. I zgjati ditët. E zgjati gjendjen e jashtëzakonshme. Zgjat zërin (zanoren). - Ç'e zgjat? - Ç'ta zgjat? Pa e zgjatur. Ia zgjat dikujt (edhe moh.) nuk ia prish qejfin, e merr me të mirë. S'e zgjati më. E zgjati me sot e me nesër. E ka zgjatur shumë me të. Nuk ia zgjati nuk u muar shumë me të, ia preu shkurt. - Mos ia zgjat! prija shkurt! Zgjat, ta zgjatim lojën, të kalojmë kohën. (fj. u.).
5. jokal., vet. v. III Vijon pa ndërprerje për një kohëcaktuar; kalon një kohë, gjatëcilës kryhet diçka. Pritja zgjati një orë. Udhëtimi zgjati shumë. Shiu zgjati tërë natën. Kjo punë (kjo gjendje) zgjati me vite. Dasma zgjati deri në të gdhirë. Heshtja zgjati disa minuta. - Sa zgjat shfaqja? Ndërtimi zgjati deridimër. Dita dhe nata zgjatin njëzet e katër orë. Nuk zgjati shumë dhe vdiq.
6. jokal., vet. v. III Bëhet më e gjatë, zgjatohet (për kohën). - Sipas hesapit tim kjo punë zgjat edhe nja dy javë, se nuk është aq e lehtë. Hyri dimri, zgjati nata, erdhi vera, zgjati dita. (fj. u.).
Sin.: zgjatoj, ngjat, ngjatoj, ndej, shtoj, shtrij, hap, largoj, çoj, jap, zvarris, shtyj, vazhdon, çon, mban.
Zgjati (shtriu) *dorën (duart) (dikush). I zgjati (i shtriu, i ndehu) *dorën (dikujt). Zgjat *gishtrinjtë (dikush). I zgjat *degën e ullirit (dikujt). Ia ka zgjatur *gunën (dikujt) keq. E ka zgjatur *gjuhën (dikush). Zgjat *hundët (dikush). I zgjati *jetën (dikujt a diçkaje). Zgjati (shtriu) *krahët (dikush). Zgjat *kthetrat (dikush) keq. E zgjat (e trash) *muhabetin (me dikë). I zgjati (i shtriu) *qafën (dikujt) përb. Zgjat *thonjtë (dikush) keq. Zgjat *veshët (dikush). Ia zgjat *veshët (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.