Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Anguilla vulgaris) Peshk që rron në det dhe në ujëra të ëmbla, me trup të gjatë e të hollë si të gjarprit, pa luspa e me mish të shijshëm. Ngjalë lumi (liqeni). Ngjalë deti. Ngjalë balçe ngjalë që rron në llumishte. Me trup si ngjalë me trup të hollë e të shkathët; meshollë. Kokë ngjale gjë të vogël, pa rëndësi e pa vlerë. Kokë ngjale është ajo punë, mos u merr me të.
2. fig., keq. Njeri dredharak, që di t’u bëjë bisht e t’u shpëtojë gjendjeve të vështira.
3. Grua shumë elegante. Këqyre çfarë ngjale!
4. Pjesë e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme ngjalash. Ngjala e detit (lat. Conger conger). Ngjala e egër (lat. Conger conger). Ngjala gjarpërore (lat. Ophisurus serpens). Ngjala qullamane (lat. Echelus myrus).
✱Sin.: ngjalistër, dinak, dredharak, belhollë, meshollë.
♦ (Përzihet) si *bolla me ngjalën (dikush). Rrëshqet (shket) si ngjalë (dikush) nuk i mbahet fjalës a premtimit, dredhon me hile; u shpëton me dredhi gjendjeve të vështira; bën bisht. (Shkoi) si ngjala te hala (dikush) shih (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë