Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngjëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALIS

BALÍS vep., ~A, ~UR kal. Provoj një gjellë për kripë a për shije; provoj diçka; ngjëroj, kërkoj.
Sin.: provoj, ngjëroj, kërkoj.

DEGUSTOJ

DEGUST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Provoj ose shijoj për të vlerësuar cilësinë e shijen e ushqimit a të pijevemënyrë profesionale; ngjëroj. Degustoj verën.

FERKAT

FERKÁT vep., ~A, ~UR kal. Provoj për kripë, ngjëroj (gjellën etj.). Ferkati gjellën.

GJELBËSOJ

GJELBËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Provoj për kripë (gjellën); ngjëroj.

GJELMOJ

GJELM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ha gjërakripura (për të hapur oreksin para buke).
2. kal. Provoj për kripë (gjellën); ngjëroj.

NGALLOJ

NGALL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Provoj për shije, e shoh për kripë (një gjellë), ngjëroj, shijoj. Ngalloje njëherë gjellën!

NGJEPS

NGJEPS vep., ~A, ~UR kal. Marr pak nga ndonjë ushqim a pije për ta provuar; provoj për shije, shijoj, ngjëroj.

NGJËRIM

NGJËRÍM,~I m. Veprimi kur ngjëroj një ushqim a pije; të bërët provë për shije.

NGJËROJ

NGJËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Provoj një gjellë për kripë a për shije; marr fare pak, në majëlugës, nga një gjellë. Ngjëroj gjellën. E ngjëroj për kripë. E mburr pa e ngjëruar fare. Nuk ngjëroi asnjë pikë nga ajo verë.
2. fig. Provoj a shijoj diçka. Ngjërojnëmirat e arsimit (e diturisë, e përparimit). Ngjërontemirat e pushimeve në mal.
Sin.: provoj, shijoj.

NGJËROJ

NGJËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Eci me kujdes që të mos bëhem me baltë e të mos ndotem, kaloj aty ku nuk ka llucë; i bie rrotull. Ngjëroj anës rrugës. Ngjëron me kujdes. Nuk ngjëronte fare e bëhej tërë baltë.
2. fig. Kaloj kohën me diçka, zbavitem. Ngjëronte duke parë filma.
Sin.: ruhem, anashkaloj, argëtohem.

NGOLOJ

NGOL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngjëroj.

PROVOJ

PROV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqitdhëna për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka, për të bindur dikë etj., vërtetoj; dëshmoj, argumentoj. Provoj shkencërisht (me dokumente, me fakte).
2. Bëj një eksperiment a një provë për të marrëdhëna për diçka ose për ta njohur atë. Provoj fortësinë (butësinë) e lëndës. Provojlaborator.
3. Shikoj gjellën për kripë, kërkoj, ngjëroj; ha ose pi diçka për herëparë; shijoj. Provoj verën (konjakun). S’e kam provuar atë gatesë.
4. E përdor diçka për të parën herë dhe e shoh si është, si më rri, si punon etj. Provoj kostumin (fustanin). Provoj xhaketën (këpucët). Provoj biçikletën (kompjuterin).
5. E vë dikëprovë para se t’i ngarkoj një detyrë, e vë të bëjë diçka që ta njoh mirë; sprovoj. E provoivështirësi (në të keqe). Arin e provojnëzjarr. (fj. u.). Pa e provuar veten, mos u kallëzo trim. (fj. u.).
6. Kontrolloj shkallën e zotërimit të njohurivefituara nga dikush, e marr dikëprovim. Provoi nxënësitgjuhën shqipe.
7. Vë të gjitha fuqitë për të arritur diçka; bëj përpjekje me një synimcaktuar; përpiqem; mundohembëj diçka. Provongjitesh edhe një herë! Provoni ta zbuloni!
8. E heq a e vuaj vetë diçka; e njoh nga përvoja ime, përjetoj. Ka provuar urinë (kërcënimin, urrejtjen). E provoi mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz) diçka. Ai që e ka provuar, di edhe të ta mësojë. (fj. u.).
9. mat. Bëj provën, me të cilën vërtetoj se një veprim është i përpiktë. Provoj zgjidhjen e problemit.
Sin.: vërtetoj, faktoj, dëshmoj, argumentoj, njëmendoj, ngjëroj, kërkoj, shikoj, ushtoj, sprovoj, përpiqem, mundohem, përjetoj, njoh, shoh, njëmendoj, tregoj, shijoj, shtroj, synoj, vuaj.
I provoj (i mat) *pulsin (dikujt) libr. E provoj (e heq) mbi *supe (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.