Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGÓPUR (i, e) mb. 1. Që e ka shuar urinë a etjen plotësisht; që nuk do më të hajë a të pijë; i nginjur; kund. i uritur, i pangopur. Ishin të gjithë të ngopur.
2. Që ka thithur aq sa nuk merr më; kim. që përmban sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të tretet në të. Tretësirë e ngopur. Hidrokarbure të ngopura. Tokë e ngopur me ujë.
3. fig. Që e ka plotësuar nevojën për diçka; që është kënaqur deri në fund a plotësisht me diçka, që nuk do më. I ngopur me gjumë. I ngopur nga jeta. Shkoi (vdiq) i ngopur.
✱Sin.: i nginjur, i ngishëm, i velur, i ushqyer, i zhdëpur, i fryrë, i zhulatur, barkplot, i ngrënë, i dendur, i kënaqur, i ndërlakur, i mbushur, i shqepur.
♦ E ka syrin të ngopur (dikush) është ushqyer me gjërat më të mira; është rritur me të gjitha të mirat e me shumë përkujdesje, ka jetuar shumë mirë; është rritur me thelpinj arre; është mësuar (është rritur) në pupla; ha ajkë e pi shkumë; kund. ka ngrënë urov. E ka zanatin të ngopur (dikush) është i zoti, ka shumë përvojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë