Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngelaq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAHUM

BAHÚM,~E mb., përçm. 1. I ngathët, i ngadaltë; kund. i shkathët. Gjataman bahum. Ai mori një nuse bahume.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: ngelaq, ngalaq, ngalakaq, i ngalët, ngatharak, dorëngathët, i plogët, i mpitë, i vdjerrë, i mefshtë, i ngathët, mëngjarash, i vakët, shalavriq, shkallaban, i pazoti, i squllët, i qullët, qullavec, qullash, qullac, qullaman, avdall, i brumtë, batall, këmbëshakull, këmbëtharë, këmbëzënë.

DEKAÇ

DEKÁÇ,~E mb., bised. 1. I ngathët, që s’e nxjerr dot qimen nga qulli, qullash; i ngalët, i mefshtë, i plogët, i vakët. - Ik, ore dekaç tutje!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Një dekaçe, që e kishte lënë bota prapa.
Sin.: i ngalët, ngelaq, ngalakaq, i ngathët, ngatharak, i mefshtë, i plogët, i plogësht, i mpitë, i flashkët, qullash, i qullët, i fjetur, avdall, i squllët, i vakët, i brumtë, batall.

NGATHSH
NGELAK

NGELÁK,~E mb. Ngelaq.

NGELAQ

NGELÁQ,~E mb. I ngathët, i plogët; i pavendosur për një punë a për diçka. I ngjitën nofkën “ngelaq”. Kishte humbur edhe vitin si nxënës ngelaq.
Sin.: i ngathët, i plogët, i ndrutë, i ngadalshëm, i pavendosur.

NGELAQ

NGELÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i ngathët, i plogët; i pavendosur për një punë a për diçka. Ai është një ngelaq pa shkollë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.