Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngecë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJATË

GJÁTË ndajf. 1. Shumë kohë; nga është rruga më e gjatë; andej nga dellarg; kund. shkurt. I ra (i doli) gjatë. Këndej delgjatë.
2. Për një kohëgjatë; shumë; kund. pak. Nuk ndenji gjatë. Shkoi gjatë kërkoi shumë kohë, u zgjat shumë. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk e shpie (s’e çon) më gjatë do të vdesëshpejti (për një të sëmurë rëndë a për një njerimoshëshkuar).
3. Me hollësi a jo në mënyrëngjeshur; më shumë; hollësisht; kund. shkurt. Shkruan gjatë. Nuk e di më gjatë nuk di më tepër se kaq; nuk e di më me hollësi.
4.shumë, më tepër; më tej (në shkallën krahasore, zakonisht me mohim). Nuk foligjatë. Nuk e di më gjatë nuk e di më tej. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk shkohetgjatë kështu nuk mundvazhdohet më tej kështu.
Sin.: larg, shumë, hollësisht.
S’e bëri gjatë (dikush) shih s’e bërigjatë (dikush). I bie gjatë (diçkaje) flet shumë e tërthorazi për diçka, e zgjat shumë; kund. i bie shkurt. Gjatë e gjerë shih gjerë e gjatë. Sa gjatë e gjerë në të gjithë gjatësinë e gjerësinë e diçkaje, gjithë sipërfaqen e saj; shtrirë diku me tërë trupin (kur bie dikush rëndë); sa gjerë e gjatë. *Gjerë e gjatë. Sa *gjerë e gjatë. Nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë (dikush). 1. shih nuk e ka gjatë1 (dikush). 2. Nuk dëshiron ta ngacmojë a ta thellojë një punë më tej, do ta lërë me kaq; nuk do ta vazhdojë a nuk do ta ndjekëtutje; nuk vete gjatë1; nuk e çon (nuk e shtyn) më tutje. E tori gjatë (diçka) e zgjati shumë, duke thënë edhe hollësira pa qenë e nevojshme, e teproi (për biseda, tregime etj.); e zgjati shumë një punë a diçka tjetër, e shtyu, e vonoi; e bëri tërkuzë; e bëri litar; i tjerr fjalët (dikush); e dredh (e përdredh) fjalën (dikush); e sjell gajtan *Trashë e gjatë. Nuk vete gjatë (dikush). 1. E ndërpret fjalën, bisedën, grindjen etj., nuk e zgjat më, e lë; nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë. 2. Do të vdesëshpejti, ështëpragvdekjes, nuk ka shumë jetë; nuk e ka të gjatë1; nuk e shpie (nuk e shtyn) më gjatë. 3. Nuk ka të ardhme, nuk do të ketë përparime a suksesetjera, do të ngecëvend; do të ikë nga një vend a nga një detyrëshpejti, do të bjerë nga pozita; nuk e ka të gjatë2.

GOZHDOJ

GOZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbërthej diçka me gozhdë. Gozhdoj dërrasat.
2. fig. E detyroj dikëqëndrojë në një vend pa lëvizur, pa bërë asnjë punë etj., e mbërthejvend; e bëjngecë. E gozhdoivend. E gozhdoi sëmundjashtrat.
3. fig. E mbërthej dikë me forcën e arsyes a me argumente bindëse; e vë me shpatulla pas murit. E gozhdoi me fakte. E gozhdoi me fjalë.
Sin.: mbërthej, pengoj.
E gozhdoj (e mbaj, e mbërthej) në *vend (dikë).

LIDH

LIDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. ose skajet e fijevendryshme e i shtrëngojbashku nyjë; bëj nyjë në një fill; var a kap diçkatrup ose në një vend tjetër, duke bashkuar e duke shtrënguar fijet a rripat që ka; kund. zgjidh, çlidh. Lidh perin (spangon, litarin, telin). Lidh fjongon (lidhëset e këpucëve). Lidh përparësen. Lidh kravatën (shallin). E lidh nyjë (komb, fjongo, pisk), E lidh fort (shtrënguar).
2. kal. Shtrëngoj ose kap pas një sendi dikë a diçka me litar, me zinxhir etj. që të mos luajë a të mos largohet prej andej; i kap e i shtrëngoj dikujt duart a këmbët me litar, me zinxhir etj.; kund. zgjidh. Lidhi qenin (lopën, viçin). E lidhi pas shtyllës (pas pemës). Lidh domatet nëpër hunj. E lidh me litar (me zinxhir, me tel). Ia lidhën duart (këmbët). E lidhën me hekura (me pranga).
3. kal. Mbledh bashkë disa gjëra dhe i shtrëngoj me pe, me tel, me litar, me rrip etj.; bëj tufë diçka dhe e shtrëngoj me pe, me spango, me rrip etj.; e mbështjell diçkashami dhe i shtrëngoj nyjë skajet e kësaj; mbështjell foshnjën me shpërgënj e me dizgje; kund. zgjidh. Lidh duajt e grurit. Lidh preshtë (qepët) në tufa. I lidh flokët prapa. Lidh grykën e thesit. Lidh bukënshami. Lidhi djalindjep. E lidhi foshnjën kopanec. Lidhte cigare. bised. dridhte cigare.
4. kal. Mbështjell një pjesëtrupit, një plage etj. me një rrip pëlhure a me diçka tjetër; kund. zgjidh. Ia lidhën këmbën (dorën, gishtin) e vrarë. Ia lidhën sytë ia zunë sytë me një rrip pëlhure.
5. kal. Bashkoj fletët e një libri etj., i kap e i shtrëngoj me diçka dhe i mbështjell me kapakë. Lidh librat (fletoret, blloqet). E ka lidhur bukur albumin.
6. kal. I kap mirë sendet njëri me tjetrin; i ngjit a i bashkoj fort pjesët e diçkaje, e bëj më të fortë a më të qëndrueshme diçka; jokal., vet. v. III bashkohet e ngjit mirë, kap, mban. Lidh gurët e themelit. Murin e ka lidhur me llaç. Plehu e lidh tokën. Tullat kanë lidhur mirë.
7. bised., kal. E vë një kafshë punezgjedhë a në karrocë për ta tërhequr; mbrej. Lidh qetë. Lidh kalinkarrocë.
8. spec., kal. Mbërthej a bashkoj një pjesë me një pjesë tjetër ose me tokën, me një send etj.; mbyll, kyç. Lidhqarkshkurtër (fiz.). E lidh me tokën (elektr.) e tokëzoj. E lidh me rrjetin. (elektr.).
9. kim., kal. Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në kiminë organike). Lidh kimikisht.
10. jokal., vet. v. III. Formon frytin, bën kokrra; zë bukë (për pemët, drithërat e bimët e tjera). Lidh pema (rrushi, shega). Lidh kalli gruri. Kanë lidhur arrat. Ka lidhur bukë misri (gruri). Lidhi boçe pambuku. Lidhën domatet. I lidhën kokrrat. Sa lule çelin, të gjitha nuk lidhin. (fj. u.).
11. fig., kal. I rreshtoj e i thur mirë fjalët, i shpreh qartë e rrjedhshëm mendimet; e hartoj bukur diçka, duke i arsyetuar gjërat mirë e qartë. Lidh mendimet (fjalët). S'di të lidhë as dy fjalë nuk di të flasë e të shprehë qartë mendimet. E ka lidhur mirë atë letër.
12. kal. Vë në marrëdhënie ose bashkoj me rrugë a me një mjet ndërlidhjeje dy qendrandryshme, dy qytete etj., që janë larg njëri prej tjetrit. E lidh me telefon (me radio). E lidhi me Prishtinën.
13. fig., kal. Afroj dy vetë ose dy palë, i vë në marrëdhëniengushta e të drejtpërdrejta, i bashkoj; vet. v. III e bashkon, e afron diçka a dikë me një tjetër. E lidhi me shokëmirë. Lidhi jetën me të u martua me të. - Ç’e lidh me të? - S’e lidh asgjë me mua.
14. fig., kal. Bëj një marrëveshje me dikë; bashkohem me dikë për një veprimtaricaktuar; vendos marrëdhënieafërta me dikë. Lidhën kontratën. Lidhën besën (fjalën, kuvendin). Lidhën krushqi. Lidhën miqësi u bënë miq. Lidhën fejesë u fejuan.
15. fig., kal. E vë në marrëdhëniengushta a të pandara me diçka; përcaktoj se me kë a me se ka të bëjë diçka ose nga varet. Fjalën e lidh me veprën. Lidh mësimin me punën (me jetën). Lidh teorinë me praktikën. Veprimet e tij i lidhin me shkaqe (me ndikime) të ndryshme.
16. fig., bised., kal. I jap një rrogë a një pension që ta ketë përgjithmonë (sipas një rregulli), i caktoj. I lidhën rrogë dikujt. I kanë lidhur pension pleqërie.
17. fig., bised., kal. E pengoj dikëmerret me diçka a të veprojë, nuk i jap mundësi që të shkojë e të largohet nga vendi ku jeton a punon; nuk e lë diçkazhvillohet. E kanë lidhur fëmijët. E ka lidhur puna është i zënë me punë dhe s'mundvejë gjëkundi. Ia ka lidhur duart (krahët) nuk e lë të lirëveprojë, i është bërë pengesë e pakapërcyeshme. Ia ka lidhur këmbët a) dikujt nuk e lë të shkojë gjëkundi; b) diçkaje po ia pengon zhvillimin, nuk e lë të zhvillohet.
18. fig., vjet. I bëj magji dikujt për ta penguar që të ketë marrëdhënie me një femër; i bëj magji për diçka (sipas besimeve popullore); kund. zgjidh. Kujtonte se e kishte lidhur magjistarja. Besonin se orët lidhnin e zgjidhnin.
19. fig., bised., kal. E ndërpres a e pres fare një ushqim, nuk e ha a nuk e pi më diçka. E ka lidhur rakinë e ka prerë rakinë, nuk e pi më. Lidhnin mishin (vjet.). E ndërpritnin mishin për një kohëcaktuar (gjatë kreshmëve). Lidhnin kreshmët (fet.) nuk hanin mish e bulmet gjatë kreshmëve.
20. fig., bised., kal. Nuk e lë dikëgjejë rrugëdalje për të përligjur a arsyetuar diçka, e zë ngushtë dikë, ia mbyll gojën; e bëjngecë. E lidhi me fjalë. E ka lidhur keq.
Sin.: bashkoj, shkrij, leqoj, shtrëngoj, zë, kapërthej, kap, mbledh, zgjedhoj, ngjis, mbështjell, vendos, bashkohet, mban, mbreh, mbërthej, arrestoj, prangos, mbyll, kyç, shënon, rreshtoj, thur, shpreh, hartoj, afroj, i caktoj, pengoj, ndërpres, pres.
Di të lidhë edhe *gurë (dikush). *Korr e nuk (e mos) lidh (dikush). E lidh me *be (dikë). I ka lidhur (i ka mbledhur) *dengjet (dikush). (Është bërë) për ta lidhur në *djep (dikush). Lidh (kryqëzon) *duart (dikush). I lidh *duart (dikujt). Lidh *fjalën (me dikë). E lidh në *gisht (diçka). Ia lidh *gjuhën (dikujt). Iu lidh (iu pre) *gjuha (dikujt). Lidh *jetën (me dikë). E ka lidhur *kalin (dikush). Ia lidhi (ia zuri) *këmbët (dikujt a diçkaje). Ia lidh *kryet (diçkaje). S’kam lidhur (s’kam vënë) *kurorë (me dikë) tall. Ia lidh *lart (dikush) iron. E lidh lekun me *ushkur (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidha *mendjen (për diçka). Lidh (vë) *mish. E lidhi *qesen (dikush). I ka lidhur *telat (me dikë). Nuk e lidh dot *thesin (dikush). S’di të lidhë (as) *ushkurin (dikush) bised. Lidh e zgjidh (vetë) (dikush) bën si do vetë, nuk pyet njeri; vendos vetë; bëhet ashtu siç thotë a siç do ai; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; bën ligjin. As lidh e as të zgjidh (dikush) të mban me shpresa e nuk të mbaron punë, të mban me fjalë; nuk thotë as jo e as po për diçka; as të fal e as të vret.lidh e të zgjidh (dikush) është i zgjuar e i shkathët; është i zoti i gojës; ta rrëmben fjalën nga goja; të ha në dritësyrit; të merr gjakvetull.

NGECË

NGÉC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend me baltë ku ngec një njeri a një kafshë. Ngeca mundjetë e rrezikshme.
2. fig. Pengesë. I doli një ngecë gjatë punës.
3. fig. Shkas për t’u kapur për diçka. Kërkon ngecë.
Sin.: batak, baltinë, baltovinë, pengesë, pengore, shkak.

PARALIZOJ

PARALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., zakon. v. III Bën që të humbasë aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të jashtëm, ia mbërthenvend një organ a një pjesëtrupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën).
2. fig., vet. v. III Ia ndërpret veprimtarinë e gjallë, zhvillimin e përparimin në një fushë, e ndalvend, e bënngecë. E paralizoi ekonominë (industrinë). Paralizoi qarkullimin (lëvizjen, tregtinë).
3. fig. I heq mundësinëveprojë lirisht, e mbërthejvend. I kishte paralizuar frika.
Sin.: mpij, gozhdoj, bllokoj, ngrij, damllos, shitoj, nguros, shuplak, shkel, ndal, ngec, mbërthej.

PENGORE

PENGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Litar me të cilin i lidhim dy këmbët e para kafshës që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengore kuajsh. I vuri (i zgjidhi, ia hoqi) pengoren. Ecte me pengorekëmbë.
2. Hu i gjatë e i fortë, që futet nga lartfletët e pendësmullirit për të ndaluar rrotullimin e saj. Hoqi pengoren e lëshoi mullirin. E ndalin pendën me pengore.
Sin.: pengojcë, pengojë, pengë, pengëz, pengatë, pengesë, ndërkëmbje, pjekë, ngecë, qapë, kllapë, qajkë, qostek.

SHKAK

SHKAK,~U m. sh. SHKÁQE, SHKÁQET 1. Fakt, rrethanë, person, dukuri a ngjarje etj., që sjell një pasojë; zanafillabënlindë diçka tjetër ose të zhduket diçka. Shkaqe ekonomike. Shkaku kryesor. Shkaqe historike. Shkaqe natyrale. Shkak i mundshëm. Shkaqearsyeshme. Shkaku i aksidentit. Shkaku i vdekjes (i sëmundjes). Ndajfolje shkaku. (gjuh.) Rrethanori i shkakut. (gjuh.) Kërkoj (gjej, zbuloj) shkaqet. U shkak që...
2. Arsyeja pse ndodh diçka, pse bëhet një punë etj., shtysa a motivimi për një veprim; arsyeja a justifikimikemi a që nxjerrim për një punë, për një veprim etj. Për shkaqe shëndetësore. Kanosje për shkakdetyrës. Për shkaqe sigurie. Për shkaqetjera (të forta). Ndeshja u shty për shkakshiut. Shkaku i debatit. Shkaku i gëzimit (i shqetësimit). Shkaku i divorcit. Me shkak e pa shkak. Për këtë shkak... Nxjerr shkaqekota. Paraqit diçka si shkak. Ku e ka shkakun? Dha shkak që... I dha shkak dikujt. Shkak i bazuar (drejt.) njohuri për informacionin që do të bindë një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësindodhë dhe se personifjalë ka gjasëkonsiderueshme ta ketë kryer veprën penale. Shkak për mjet juridik (drejt.) gabimet e organeve udhëheqëse gjatë një procedure. Nga shkaku... për arsye..., si pasojë..., për faj... Për shkak... nga..., për arsye..., si pasojë..., për faj ... Nga shkaku që... (se...) ngaqë, sepse, duke qenë se.
3. filoz. Rrethanë, arsyendikon për të sjellë një gjë a dukuri të re. Shkaku i parë (përfundimtar). Lidhja shkak-pasojë. Njoh (zbuloj) shkakun.
Sin.: arsye, burim, çik, ngajë, shkas, qëllim, punë, shtysë, fill, nënë, rast, ngecë, ngallmim, arsyetim, provë, faj.

SHKAS

SHKAS,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje mendore a arsye që e shtyn dikëveprojë në një mënyrëcaktuar ose të kryejë një veprimcaktuar, rasti nga kapet dikush për të folur a për të vepruar; ajo që i jep shtysë diçkaje; shtysë, nxitje, shkak. shkas për interpretimetjera. Dha shkas për diskutim (për dyshime)... U jap shkas thashethemeve. Marr shkas nga... U shkas për... Nuk lë (asnjë) shkas për... Nuk përbën shkas për vonesa. Këtë shkas kërkon për të mos punuar. Mjafton një shkas i vogël për... Erdhi pa shkas.
Sin.: shtysë, nxitje, shkak, qëllim, ngecë, sebep.

SHUL

SHUL ndajf. 1. Kryq a tërthor me dikë ose me diçka tjetër; për së gjeri a për së gjati mbi një tjetër ose mbi diçka; pjerrtas, shtrembër. I vuri drutë shul. Ra shul përdhe. E gjetën shulshtrat. I ka degët shul. Ishte rrëzuar shul mbi rrugë (një pemë). I rrinte shul kalit (gomarit). - Mos rri shul! I mban këmbët shul.
2. Në mënyrëpapërshtatshme; keq. E ka lënë tryezën shul. E kishte zënë rrugën shul.
3. Në një drejtimpjerrët a të tërthortë, në një rrugë jo të drejtë, tërthoras; shtrembër, jo drejt. Gaforrja ecën shul. I ranë shul malit. Shkon (ikën, merr) shul. E mori hullinë shul. Shkoi plumbi shul. I shkonin këmbët shul e shul i shkonin këmbët sa andej-këtej. shkoi buka (uji) shul. U lëshua shul teposhtë. E ngriti shul përpjetë.
3. Pa të përpjeta e të tatëpjeta, drejt, shesh, shtruar. Udha shkonte shul. Këtej e ke rrugën shul.
4. Drejtpërdrejtë, pa u fshehur; haptas, troç. I foli shul. Ia tha shul.
5. Praptë, mbrapsht. Ia ktheu shul. U kthye shul.
6. Këtej e tutje; paskëtaj, prapa. Këtu e shul. Sot e shul.
7. Pa e mbaruar, në mes. E lanë rrugën shul. E la gjellën shul. E la librin shul.
Sin.: pjerrtas, shulas, shulthi, shtrembër, mbrapsht, keq, tërthoras, drejt, shesh, shtruar, haptas, copë, troç, shqip, prapa.
I bie shul (*kryq) e tërthor (një vendi). Mbeti shul (dikush). 1. Mbeti pa gjë; mbetidiell. 2. Ka zënë vend diku e nuk luan, është ngulur e nuk lëviz që aty; ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) rrënjë. Ia zë shul (dikujt). 1. Bëj që t’i ngecë bukagrykë; ia zë bukën në fyt; ia zë shqyt. 2. Ia zë keq rrugën, e pengoj dikëlëvizë. 3. Ia kundërshtoj me këmbëngulje a me kokëfortësi diçka dhe nuk ia pranoj asnjë shpjegim ose këshillë. 4. I vete dikujtshtëpi e rri për shumë kohë aty, ngulem e nuk iki; ulem (shtrohem) këmbëkryq; ia zë derën. 5. (diçka) Ia përflas diçka; bëjdikush të mos e gëzojë atë që ka; ia nxjerr nga hundët (nga hunda, për hundësh).

SKLEROTIZON

SKLEROTIZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III 1. mjek. Ngurtëson (indin), i shkakton sklerozën. Sëmundja ia sklerotizoi indet.
2. fig. E bën që të ngecëvend dhehumbasë aftësinë për t'u zhvilluar më tej e për t'iu përshtatur kushteverejapunës. Sklerotizon organizatën (mendimin krijues). Burokratizmi sklerotizon shtetin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.