Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUHÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe fig. 1. I begatshëm, i pasur. Vit i mbarë e i buhishëm. Ditë të buhishme. Ujërat e buhishëm zbresin nga malet.
2. Që është plot gëzim e hare, i gëzuar. Ditë të buhishme. Rini e buhishme.
✱Sin.: i begatshëm, i begatë, begator, i frytshëm, pjellor, i mbarë, i bereqetshëm, i bekuar, i uruar, i hareshëm, i gëzuar, hareplotë, ngazëllues.
GËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzuar, gazmor. Lajm i gëzueshëm. Ngjarje e gëzueshme. Këngë e gëzueshme. Festë e gëzueshme.
2. Që është gjithnjë i qeshur e tërë gaz; i gëzuar. Fëmijë i gëzueshëm.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzim, i gëzuar. Jetë e gëzueshme. Ditë të gëzueshme. Çast i gëzueshëm.
4. Që shpreh gëzim e hare, i qeshur. Fytyrë e gëzueshme.
✱Sin.: i gëzuar, gëzimdhënës, gëzimplotë, gëzimprurës, gëzimsjellës, ngazëllues, ngazëllimtar, i qeshur.
HARÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është shumë i gëzuar. Djalë i hareshëm. Vajzë e hareshme.
2. Që shpreh gëzim të madh; që të ngjall hare. Zë i hareshëm. Buzëqeshje e hareshme. Jetë e hareshme. Festë e hareshme. Pamje e hareshme. Ditë e hareshme.
✱Sin.: hareplotë, ngazëllues, gazmendshëm, i gëzuar, i gëzueshëm.
NGAZËLLIMTÁR,~E mb., poet. Që të ngazëllon; ngazëllues. Vështrim ngazëllimtar. Këngë ngazëllimtare. Lajm ngazëllimtar.
NGAZËLLÚES,~E mb. 1. Që shpreh ngazëllim, që shfaq një gëzim të madh e të papërmbajtur; i hareshëm. Brohoritje (thirrje) ngazëlluese. Fjalë (vështrime, shikime) ngazëlluese. Atmosferë ngazëlluese. Solidaritet ngazëllues.
2. Që të ngjall një gëzim të madh. Lajme ngazëlluese. Tingujt ngazëllues të muzikës.
✱Sin.: i hareshëm, i gëzueshëm, ngazëllimtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë