Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I sjell a i ngjall dikujt gëzim, ia mbush zemrën me gëzim; kënaq. Gëzon shokët. Gëzon prindërit. Gëzon fëmijët. Lajm që na gëzon. Të gëzon syrin.
2. jokal. Ndiej gëzim, gëzohem, mbushem me gëzim. Gëzon fëmija. Gëzon për rrobat e reja. Punove-gëzove. (fj. u.) puna është burim të mirash e kënaqësie.
3. kal. I shoh të mirën a dobinë dikujt a diçkaje; i gëzohem. I gëzoi mençurinë. Çfarë i gëzove atij?
4. kal. Mbaj diçka me shëndet dhe i gëzuar, arrij të kënaqem a të shijoj diçka. E gëzoi shtëpinë. Nuk e gëzoi jetën. I gëzofsh rrobat! (ur.) Mos e gëzoftë! (mallk.) (i thuhet dikujt që ka marrë një send që nuk i takon ose që ka grabitur a vjedhur diçka).
5. kal. Kam, zotëroj diçka. Gëzon liri të plotë. Gëzon të drejta të barabarta. Gëzon besimin (dashurinë) e dikujt. Gëzon përkrahjen e dikujt.
6. kal. Përkëdhel, ledhatoj. Gëzoj fëmijën. I gëzoi flokët.
✱Sin.: çel, kënaq, shendoj, shkrifëroj, ngazëlloj, ngazëllej, kam, zotëroj, trashëgoj, përkëdhel, ledhatoj.
NGAZËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E gëzoj shumë dikë, i ngjall një gëzim të madh. Hapja e tunelit i ngazëlloi. I ngazëllon puna ndërtimtare. Dhurata do ta ngazëllojë nënën.
2. jokal. Gëzohem thellë për diçka, më rrëmben hareja; më duket nga jashtë gëzimi i madh që ndiej përbrenda. Ngazëllojnë zemrat. U ngazëllonin fytyrat (sytë). Le të ngazëllojnë të gjithë! Ngazëllon gjithë vendi.
✱Sin.: gëzoj, shendoj, gëzohem, galdoj, ngazëllej, gazmoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë