Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAHÚM,~E mb., përçm. 1. I ngathët, i ngadaltë; kund. i shkathët. Gjataman bahum. Ai mori një nuse bahume.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: ngelaq, ngalaq, ngalakaq, i ngalët, ngatharak, dorëngathët, i plogët, i mpitë, i vdjerrë, i mefshtë, i ngathët, mëngjarash, i vakët, shalavriq, shkallaban, i pazoti, i squllët, i qullët, qullavec, qullash, qullac, qullaman, avdall, i brumtë, batall, këmbëshakull, këmbëtharë, këmbëzënë.
DAGANÁK,~E mb., fig. 1. Që nuk është i shkathët në lëvizje a në veprime, i ngathët; që i mungon vullneti a energjia; kund. i shkathët. Njeri daganak. Grua daganake.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i ngathët, avdall, i trashë, i squllët, i mefshtë, i plogët, i mpitë, i mpirë, ngalaq, ngalakaq, i ngalët, ngatharak.
DEKÁÇ,~E mb., bised. 1. I ngathët, që s’e nxjerr dot qimen nga qulli, qullash; i ngalët, i mefshtë, i plogët, i vakët. - Ik, ore dekaç tutje!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Një dekaçe, që e kishte lënë bota prapa.
✱Sin.: i ngalët, ngelaq, ngalakaq, i ngathët, ngatharak, i mefshtë, i plogët, i plogësht, i mpitë, i flashkët, qullash, i qullët, i fjetur, avdall, i squllët, i vakët, i brumtë, batall.
NGADÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ecën, që punon a vepron ngadalë, që i mungon shpejtësia e shkathtësia në lëvizje, në punë a në të folur; i plogët; kund. i shpejtë. Njeri (burrë, fëmijë) i ngadalshëm. Është i ngadalshëm si breshka.
2. Që bëhet ngadalë, që kryhet me shpejtësi të vogël; kund. i shpejtë. Hapa të ngadalshëm. Lojë e ngadalshme. Veprime (lëvizje) të ngadalshme. Me ritme të ngadalshme.
3. Që bëhet pak nga pak dhe që do kohë për t’u kryer deri në fund; kund. i menjëhershëm. Përmirësim i ngadalshëm. Dobësim i ngadalshëm. Djegie e ngadalshme. Vdekje e ngadalshme. Bombë me veprim të ngadalshëm. Rritje e ngadalshme.
✱Sin.: i ngadaltë, i ngathët, i ndrutë, i avashëm, i avashtë, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, ngathsh, i ngathtësuar, i ngathur, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i plogët, i marrtë, marran, mendjeplogët, i plantë, i rëndë, zvarranik, zvarritës, i qetë, i shtruar, kuvendshtruar, i dalëngadalshëm, i vonë, i vonuar, flegmatik, i vonshëm, shkallëzor.
NGADÁLTË (i, e) mb. Që është i ngadalshëm; kund. i shpejtë. Hapa të ngadaltë. Zhvillim i ngadaltë. Fjalën e ka të ngadaltë. Është i ngadaltë në punë.
✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, ngathsh, i ngathshëm, i ngathtësuar, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i plogët.
NGALAKÁQ,~E mb., keq. Që është i ngadalshëm në lëvizje; që ecën dhe lëviz me përtesë, i plogët, i ngathët, i ngadalshëm; kund. i shkathët. Fëmijë ngalakaq. Është ngalakaq për nga natyra.
✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakeq, ngalac, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, ngathsh, i ngathshëm, i ngathtësuar, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGÁLËT (i, e) mb. Që mezi ecën, që i ka këmbët si të mpira, i ngadalshëm, i plogët. Dy pleq të ngalët po kalonin rrugën.
✱Sin: i ngathët, i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, ngatharak, ngathsh, i ngathtësuar, i ngathur, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGÁTHSH,~E [NGÁTHÇ,~E] mb. 1. Që është i ngathët, i ngathshëm; i ndrutë, i mpirë.
2. si em. Ai që është i ngathët. - Ec më shpejt, mor ngathsh!
✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, i ngathtësuar, i ngathur, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGATHTËSÁN,~E mb. 1. Që është i ngathët, ngatharak. Burrë ngathtësan.
2. si em. m. Ai që është i ngathët. U vonua ngathtësani.
NGATHTËSÚAR (i, e) mb. Që është ngathtësuar, që është bërë i plogët. Gjymtyrë të ngathtësuara. Dukej më i ngathtësuar. E ngathtësuar prej afrimit të gjumit.
✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, ngathsh, i ngathshëm, i ngathur, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGÁTHUR (i, e) mb. 1. Që është ngathur; i ngathtësuar; i ndrutë. Rrinte i ngathur në cep të dhomës.
2. I mpirë nga të ftohtët a ndonjë faktor tjetër. I ngathur nga i ftohti. I ngathur nga sëmundja (mosha).
✱Sin: i ndrutë, i mpirë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, ngathsh, i ngathshëm, i ngathtësuar, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGÁTHËT (i, e) mb. 1. I mpirë nga të ftohtët etj. Duar të ngathëta nga acari.
2. Që është i ngadalshëm dhe si i mpirë në lëvizje a në veprime; që i mungon vullneti dhe energjia; i plogët; kund. i shkathët, i tjertë. Breshka është e ngathët. Njeri i ngathët. I ngathët në punë (në lojë). I ngathët për nga natyra. Lëvizje (veprime) të ngathëta. U tregua i ngathët. Me duar të ngathëta. Fliste me një frëngjishte të ngathët.
✱Sin.: i mpirë, i ngadalshëm, i plogët, i tharë, i thatë, i vakët, i vakur, i pavullnetshëm, i shastisur, i fjetur, dorëngathët, i topitur, i vdekur, i humbur, këmbëshakull, i ngurrët, i qullët, baltavec, i squllët, shakllaban, shodol, shalëngjitur, shalavriq, krahëthatë, i lagët, i tultë, i brydhët, ngalaq, ngalakaq, ngelaq, i ngalët, ngatharak, tul, fokë, bullar, katac, gjytyrym, qytyk, batall, derëmbyllur, i trashë, i hekurosur, mëngjarash, avdall, i vdjerrë, i rëndë, i mefshtë, i vakët, i pazoti, qullavec, qullash, qullac, qullaman, qullamac, i brumtë, këmbëzënë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë