Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGATËRRESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që përzihet në punët e të tjerëve për t’i ngatërruar, ai që shtie përçarje e grindje në mes të tjerëve; intrigant. Është ngatërrestar i madh. Ngatërrestari i futi në grindje dy shokët.
✱Sin.: furacak, futësak, shtiakeq, trazovaç, turbullues, llafazan, ngatërrimtar, intrigant, pishëvënë, pishëndezës, kallëkeq, kunjamadh, grindavec, hundëspec, thumbamadh, spicar, spicëtar, spicëmadh, ndezakeq, fjalëkeq, thumbaxhi, sherrmadh, belamadh, sherrak, sherrxhi, sherrbudalla, sherret, ngallicë, garuzhdë, belaqar, xhagajdur, grifshë, zemërligë, gjarpërushe, nepërkë, xhadë, bisbiq.
PËSHTJELLÚES,~E mb. Që pështjellon; që sjell ngatërresa. Cunam pështjellues. Goditje pështjelluese. Njerëz pështjellues.
✱Sin.: ngatërrues, ngatërrimtar, ngatërrestar, pështjellan, pështjellës, pështjellakë.
SHKÁRDH/Ë,~A f. sh ~A, ~AT 1. Shkop i gjatë me një zinxhir që ia lidhin qenit në qafë, për të mos e lënë të kafshojë atë që e tërheq. I vendosi qenit të ri një shkardhë. Qen me shkardhë.
2. Trinë për të zënë derën e gardhit. E mbylli me shkardhë. Thuri një shkardhë.
3. Ai që bën sherr, që bën ngatërresa. Ai shkardha nuk zë qetësi.
✱Sin.: hapore, lesë, ngatërrestar, ngatërrimtar, grindavec, belaqar.
TRAZOVÁÇ,~E mb., keq. 1. Që trazon çdo gjë, që nuk lë gjë pa prekur me dorë, që nuk lë dy gurë bashkë; (zakonisht për fëmijët). Djalë trazovaç. Çupë trazovaçe.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Është trazovaç i madh. Është trazovaçe e madhe.
✱Sin.: ngatërrestar, ngatërrimtar, dorëpiper, i lëvizshëm, ngasës, gërgasës, zevzek.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë