Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BREDH vep., BRÓDHA, BRÉDHUR 1. jokal. Endem në vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shëtit andej-këtej. Bredh më këmbë (me biçikletë, me makinë). Bredh fshatrave (rrugëve, arave). Brodhi nëpër botë. Bridhte dyerve të botës. Bredh kot (pa punë). Bredh hu më hu. Brodhi gjithë ditën. Ku di luga se nga bredh vorba. (fj. u.).
2. jokal. Vrapoj, eci me vrap. Bredh shpejt. Brodhi pas tij. - Bridh ta arrish! Fjala bredh më shpejt se kali. (fj. u.).
3. jokal. Kërcej, hidhem e lodroj; vet. v. III kërcen, kthehet prapa pasi përplaset në një send të fortë (për plumbin). Bredhin fëmijët. Bredhin qengjat. Brodhi një plumb. Kur s’ka mace, bredhin minjtë. (fj. u.).
4. keq., jokal. Bëj jetë të shkujdesur e të zbrazët, jepem pas qejfeve; shkoj pas femrave sa për të kaluar kohën. Bridhte pas fustaneve. Thonë se ka bredhur.
5. bised., kal. Shëtit një vend a vende të ndryshme, i bie lart e poshtë një vendi. Ka bredhur tërë botën. Brodhi dynjanë. I brodhi të gjitha arat. Brodhi dyqanet. Jaranin tim s’e ka kurrkush, / Mal më mal bredh si arushë. (folk.). Ec e bridh ngado, po shtëpinë mos e harro. (fj. u.).
6. kal. E hedh dhe e kaloj mbi dikë a mbi diçka (për sytë, për vështrimin etj.). Bredh sytë. Bredh shikimin (vështrimin). Bredh gishtin nëpër hartë.
7. bised., kal. E çoj në vende të ndryshme, e shëtit, e shpie nga një vend në një tjetër. E brodha nëpër qytet (nëpër Tiranë). E brodhi nëpër shkolla.
8. fiz., kal., vet. v. III Pasqyron, kthen (rrezet etj.). Një trup i bardhë i bredh të gjitha rrezet.
✱Sin.: bredhoj, vërtitem, sorollatem, endem, përendem, harboj, livadhis, sillem, rrotullohem, tuhatem, vozit, çobanoj, bubërroj, trapit, ngarrit, arratisem, hallavitem, hallakatem, kapistallem, vërdallem, vërdallosem, tororisem, përrallem.
♦ Bredh (shkon, shëtit) *lule më lule (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë