Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngadalësohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JAVASHITEM

JAVASHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngadalësohem, qetësohem.

MEFSHTËSOHEM

MEFSHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem shumë i ngadaltë, ngathtësohem, bëhem i mefshtë.
Sin.: ngadalësohem, ngathtësohem.

NGADALËSOHEM

NGADALËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më e ngadalshme diçka; zhvillohet a ecën me ngadalë; kund. shpejtohet. Ngadalësohen proceset fiziologjike. Është ngadalësuar ritmi.
2. vetv. Bëhem më i ngadalshëm. Ngadalësohem për shkaksëmundjes (të lodhjes). Me kalimin e moshës u ngadalësua shumë.
3. pës. e NGADALËSÓJ.
Sin.: zvogëlohet, bie, ulet, pakësohet, shtrohet.

PËRNGADALEM

PËRNGADÁL/EM jovep., ~A (u), ~Ë vetv. Ngadalësohem shumë në të ecur, në një punë etj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.