Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDJESHMËRÍ,~A f. 1. Aftësia për të kapur ndijimet me anë të shqisave; aftësia për t’iu përgjigjur në një shkallë të lartë ngacmimeve ose ndryshimeve nga bota e jashtme (për qeniet e gjalla dhe organet e tyre), ngacmueshmëri; kund. pandjeshmëri. Ndjeshmëri e lartë (e madhe). Ndjeshmëri maksimale. Ndjeshmëria e lëkurës (e syrit, e veshit). Ndjeshmëria ndaj ngacmimeve. Pragu i ndjeshmërisë. Humbet (fiton) ndjeshmërinë.
2. Vetia e njeriut të ndjeshëm; aftësia për t’u prekur lehtë ose me forcë në ndjenjat, hollësi e ndjenjave; hollësi ndjenjash. Ndjeshmëria e njerëzve (e komunitetit). Ndjeshmëria e artistit. Me ndjeshmëri të madhe. Njeri me ndjeshmëri. Ndjeshmëri ndaj varfërisë.
3. spec. Aftësia për t’iu përgjigjur ndryshimeve dhe ndikimeve nga mjedisi i jashtëm; vetia për të kapur ndryshimet më të vogla të madhësive që maten. Ndjeshmëria e aparatit (e peshores). Ndjeshmëria e filmit. Ka ndjeshmëri të lartë (të ulët). Ndjeshmëria shtetërore (sociale). Ndjeshmëria e opinionit publik.
NGACMUESHMËRÍ,~A f. 1. Aftësia për të kaluar në gjendje ngacmimi; ndjeshmëri e tepruar ndaj vepruesve të jashtëm. Ngacmueshmëri e tepruar (e sëmurë). Ngacmueshmëri e theksuar.
2. fiziol. Aftësia që kanë indet e organizmave të gjallë për t’iu përgjigjur veprimeve të jashtme me kundërveprime të caktuara. Ngacmueshmëria e trurit (e organeve të shqisave).
PANGACMÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pangacmueshëm; vetia e diçkaje që është i pangacmueshëm; kund. ngacmueshmëri.
SENSIBILITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Të qenët i ndjeshëm. Ka një sensibilitet të lartë publik. Shpreh më mirë sensibilitetin artistik. Është mbështetur në një sensibilitet të matur. Ndeshim në radhë të parë një sensibilitet të theksuar.
✱Sin.: ndjeshmëri, ngacmueshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë