Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËNDÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. 1. Që mund të lëndohet; që dëmtohet lehtë. Indi është i lëndueshëm dëmtohet lehtë.
2. fig. Që mund të preket a të fyhet lehtë; që është i brishtë. Fëmijë i lëndueshëm. Ai është i lëndueshëm emocionalisht preket lehtë nga fjalët apo veprimet e të tjerëve.
✱Sin.: i ngacmueshëm, i cenueshëm, i pambrojtur, i brishtë, i prekshëm.
NDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme; që u përgjigjet në një shkallë të lartë ngacmimeve të jashtme; kund. i pandjeshëm. Lëkurë e ndjeshme. Vesh i ndjeshëm. Pjesë e ndjeshme e trupit. Në pikën më të ndjeshme.
2. Që preket lehtë në ndjenja; që i ndien shumë dhe thellë përshtypjet nga bota e jashtme, që i bën përshtypje lehtë çdo gjë, i prekshëm. Njeri (fëmijë) i ndjeshëm. Zemër e ndjeshme. Shpirt i ndjeshëm. Natyrë e ndjeshme.
3. spec. Që ka aftësinë t’u përgjigjet ndryshimeve dhe ndikimeve nga mjedisi i jashtëm; që kap ndryshimet më të vogla të madhësive për t’u matur. Aparat i ndjeshëm. Pllakë e ndjeshme. Sektor i ndjeshëm. Automat i ndjeshëm.
4. fig. Që arrin përmasa të mëdha e të dukshme, i rëndësishëm; që ka një ndryshim të tillë, i cili bie në sy; mjaft i madh, i dukshëm. Ngritje (rritje, ulje, rënie) e ndjeshme e çmimeve (e shpenzimeve). Përmirësim i ndjeshëm. Shtim (tejkalim) i ndjeshëm. Përparim i ndjeshëm. Dëme (humbje) të ndjeshme. Dallime të ndjeshme. Në mënyrë të ndjeshme.
✱Sin.: i brishtë, i prekshëm, sentimental, njerëzor, emocional, i ngacmueshëm, ëndërrues, ëndërrimtar, i hollë, i rëndësishëm, i madh, i dukshëm.
NGACMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka aftësinë të ngacmohet; që ngacmohet me lehtësi. Ky ilaç i bën neuronet më pak të ngacmueshëm. Këta faktorë stresues i bëjnë njerëzit lehtësisht të ngacmueshëm. Disa persona janë lehtësisht të ngacmueshëm për nga natyra.
✱Sin.: i ndjeshëm, i prekshëm.
NGACMÚESHËM ndajf. Në mënyrë ngacmuese. Flet ngacmueshëm. Tha ngacmueshëm e duke qeshur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë