Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngackëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MURRJELË

MURRJÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Lloj zekthi, pak më i madh se zekthi i zakonshëm. Kishte një murrjelë nga pas. E zuri murrjela. I hëngri (i pickoi) lopët murrjela. Lëviz si murrjelë s’rri në një vend, lëviz shpejt sa andej këtej. E gjeti si murrjela.
2. fig. Njeri që s’të lë rehat, që të ngacmon vazhdimisht; ngackëz.
Sin.: mërjelë, zegal, zekth, mrrolë, murelë, mrrelë, dheckë, xegël, ngackëz, ngacmues, ngacaman, ngacmues.

NGACKËZ

NGÁCKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Ai që ngacmontjerët, ngacmimtar, ngacmues. Të dy, burrë e grua, ngackëz janë.
Sin.: ngacmimtar, ngacmues, ngakje.

NGAKJE

NGÁKJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Ngacmues, ngacmimtar, ngackëz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.