Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KARFÓSJ/E,~A f. 1. Mbërthim i flokëve me karficë (zakonisht për gratë e vajzat).
2. Kapja e një veshjeje me karficë; kopsitje. Karfosja e xhaketës.
3. Puqje a ngjitje pas dikujt a pas diçkaje.
4. Kacambytje.
5. edhe fig. Ngërthim; mundim a shtrëngim shpirtëror.
✱Sin.: mbërthim, kapje, kacambytje, kopsitje, puqje, ngërthim.
NDËRTHÚRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërthur ose kur ndërthuret diçka; gërshetim, ndërlidhje. Ndërthurja e teorisë me praktikën. Ndërthurje programi. Ndërthurje midis pushteteve. Ndërthurje e politikave. Ndërthurja e dy historive fantastike.
2. Diçka që përbëhet nga thurja e pjesëve të ndryshme njëra me tjetrën, gërshetim i dy a më shumë gjërave. Ndërthurje ranorësh (gjeol.). Ndërthurje kulturash në bujqësi.
3. Dukuri natyrore, e ngjashme me shartimin, në të cilën dy drurë ose më zakonisht degët e tyre, rriten së bashku.
✱Sin.: ndërliksje, gërshetim, ndërlidhje, thurje, ngërthim.
PËRFSHÍRJ/E,~A f. Veprimi kur përfshij ose kur përfshihem diku. Përfshirja e gruas në veprimtarinë politike e shoqërore.
✱Sin.: pjesëmarrje, pushtim, rrëmbim, rrokje, mbërthim, futje, vënie, hyrje, përmbledhje, përmbyllje, kapje, ngërthim, numërim.
PËRQENDRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përqendroj ose kur përqendrohem. Përqendrimi i vëmendjes.
2. Gjendja pasi përqendroj a pasi përqendrohem. Përqendrimi i pushtetit. Përqendrimi i prodhimit (ek.) grumbullimi i shumë mjeteve dhe i forcave prodhuese në një vend për të arritur një prodhimtari më të lartë, duke zbatuar edhe teknikë më të përparuar. Kamp (fushë) përqendrimi vend i rrethuar dhe i ruajtur nga forcat e policisë a të ushtrisë, ku mbahen të mbyllur robër lufte a njerëz të tjerë zakonisht të kapur nga pushtuesi. Kampet naziste të përqendrimit.
2. kim. Sasia e një lënde të shkrirë në një vëllim të caktuar tretësire. Përqendrim normal (i lartë). Llojet e ndryshme të përqendrimit të tretësirave.
3. usht. Forca ushtarake dhe mjete luftarake të grumbulluara në një pikë a në një vend. Përqendrime armike.
4. Aftësia për të mbajtur të ngulitur vëmendjen a vështrimin diku. Shikonte me përqendrim.
5. Aftësia për t’u përqendruar në një punë. Ka mungesë përqendrimi në mësim.
✱Sin.: grumbullim, dislokim, mbledhje, ngulitje, mbajtje, ngulje, hedhje, drejtim, përmbledhje, qendërzim, vatërzim, centralizim, pasurim, vërejtje, tendosje, ngërthim, bashkim, krijim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë