Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngërthesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INGRANAZH

INGRANÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. tek. Rrotë e dhëmbëzuarshërben për të përçuar lëvizjen në një mekanizëm; sistem rrotash të dhëmbëzuara që ngërthehen njëra me tjetrën dhepërçojnë një lëvizje. Ingranazhi kryesor. Ingranazhi i boshtit. Rrota e ingranazhit. Grupi i ingranazheve. Lëviz me anë të ingranazheve.
2. fig., libr. Ndërtimi e funksionimi i brendshëm i diçkaje, që përbëhet nga disa pjesë a njësicilat kanë lidhje e bashkëveprojnë njëra me tjetrën; pjesë përbërëse e ndërtimit ose e sistemitdiçkaje dhe mënyra se si punon, se si vihetlëvizje etj. ky sistem. Ingranazhet e shtetit (e ushtrisë, e ekonomisë, e tregtisë, e organizatës). Ingranazhi i burokracisë.
Sin.: gardhnojcë, ngërthesë, mekanizëm.

NGËRTHESË

NGËRTHÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sistem rrotash të dhëmbëzuara, që bashkohen duke futur dhëmbët te njëra-tjetra për të përçuar një lëvizje; ingranazh.
2. fig. Tërësi dukurishlidhura ngushtë njëra me tjetrën. Ngërthesë ngjarjesh. Në ngërthesën e dyshimeve.
Sin.: gardhnojcë, qerthull, ingranazh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.