Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGËRTH/ÉHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vet. v. III 1. vetv., vet. sh. Lidhen mirë dy gjëra duke hyrë pjesë të njërës tek tjetra. Ngërthehen dërrasat. Ngërthehen dhëmbëzat e rrotave.
2. vetv. Mblidhet si hark, shtrembërohet (për pjesët e trupit). Iu ngërthye qafa (kurrizi).
3. fig., vetv. Lidhet e ndërthuret ngushtë diçka me një tjetër. Ngërthehet përmbajtja me formën. Aty ngërthehen larmi ngjyrash.
4. pës. e NGËRTHÉJ. Çështje komplekse, ku ngërthehen shumë aspekte të jetës.
✱Sin.: ndërthuret, plekset, shtrembërohet, harkohet, kapet.
NGËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Bashkoj a lidh fort dy gjëra, duke i ndërthurur ose duke futur pjesë të njërës tek tjetra; bëj të kapen dhëmbëzat e një rrote me dhëmbëzat e një rrote tjetër; kap, shtrëngoj fort. Ngërthej dërrasat e dyshemesë.
2. Mbledh vetullat nga mendimet, nga zemërimi etj.; shtrembëroj, mbledh si hark (një pjesë të trupit). Ngërtheu vetullat kular. Ngërtheu qafën (fytyrën).
3. fig., vet. v. III Përfshin në vetvete, rrok së bashku, përmban. Familjarët i ngërthente një habi e fshehtë. Enigma që ngërthente në vete shpirti i tij. Kjo shkencë ngërthen shumë disiplina. Kumte që në vete ngërthejnë intriga. Poema ngërthen mijëra vargje. Romani (tregimi) ngërthen probleme të rëndësishme shoqërore. Fjalori ngërthen pasurinë e gjuhës.
✱Sin.: bashkoj, lidh, ndërthur, vë, kap, shtrëngoj, rrudh, ngrys, shtrembëroj, vrenjt, harkoj, karfos, përfshin, rrok, përmban.
SHKREPII, ~I m. zakon. nj., mjek. 1. Kërreç, ngërç, ngërth. E kapi shkrepi.
2. Spazmë, konvulsion. Kaloi një shkrep.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë