Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngërmohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGRIDHEM

NGRÍDH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet., v. III Vjen brumi i bukës. Ngridhet brumi.
2. fig., vet. v. III Vjenafsh për t’u ndërzyer (pela, lopa, dhia etj.), ethet. Ngridhen pelat. Ngridhen lopët (dhitë).
3. fig., vet. v. III Nxjerr dhëmbët me tinguj kërcënues (qeni); shfaq shenja shqetësimi a zemërimi kur e nguc njeri, kur u mungon ushqimi etj. (për kafshët). Ngridhen macet (qentë). Ngridhet kali për tagji.
4. Qesh me ligësi; ngërdheshem. Ngridhet sa herë e sheh.
5. keq. Ngërmohem; gërmushem. Kot po ngridhesh, nuk të ka kush frikë.
Sin.: vjen, fryhet, ethet, ndizet, shqetësohet, zemërohet, ngërmohem, gërmushem.

TRUGEM

TRÚG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. (kryes. me trajtëshkurtër përemërore) Turrem, ngërmohem, lëshohem, gërmushem. Iu trug me grushte e me shkelma. Ai veç të truget di. Mos m’u trug se nuk ta kam frikën.
2. vet. v. III E sulmoj, e ndjek këmba-këmbës. Iu trugën grerëzat e sulmuan për ta pickuar. Iu trugën mizat (qentë).
Sin.: turrem, ngërmohem, lëshohem, gërmushem, sulmoj, ndjek.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.