Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEVRALGJÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me nevralgjinë, që lidhet me nevralgjinë. Dhembje nevralgjike.
2. fig. Që është pjesa më e ndjeshme ose më kryesore e diçkaje; i rëndësishëm. Pikë nevralgjike. Zonë nevralgjike. Nyjë nevralgjike. Sektor nevralgjik. Pozicione nevralgjike. Probleme nevralgjike.
RËNDËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka rëndësi, që është me vlerë të veçantë, me rëndësi. Parim (faktor, problem) i rëndësishëm. Vepër (detyrë, punë, rrugë, bazë, fjalë) e rëndësishme. Rol i rëndësishëm. Shumë (pak) i rëndësishëm. Më duket e rëndësishme.
2. Që zë një vend me rëndësi, që ka peshë të veçantë në një detyrë, me rëndësi. Njeri i rëndësishëm.
✱Sin.: i shënuar, i shënueshëm, i rëndë, i barrshëm, nevralgjik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë