Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEVERÍ,~A f. 1. Ndjenjë e përzierjes së stomakut para një gjelle a para një ushqimi që nuk na pëlqen a që na ka velur dhe që s’e shohim dot me sy; ndjenjë e përzierjes nga një aromë e pakëndshme; krupë. Ha me neveri. Ka marrë neveri. Shtrembëroi fytyrën me neveri.
2. fig. Ndjenjë përbuzjeje të thellë për dikë a për diçka, ndot. Ndien neveri për dikë a diçka. Të ngjall neveri. E shihte me neveri e përçmim. E flaku (e shtyu) me neveri. E shpërfilli me neveri. Servil deri në neveri.
✱Sin.: krupë, efsh, të pështirë, pështirosje, të pështjellë, të vështirë, vështirosje, të vjellë, ndot, gërdi, shpërshije, të ndytë, të ndotë, ndotësi, neveritje, përbuzje, datë.
NEVERÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi a gjendja kur neverit ose kur neveritem. Neveritja nga ajo përzierje aromash. Neveritja e punës (e shkollës). Neveritja nga jeta.
2. Neveri. Shihte me neveritje. E dënoi me neveritje. E shpreh qartë neveritjen e tij. Ndjenja e neveritjes e shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit.
✱Sin.: vështirosje, pështirosje, neveri, të pështirë, të vështirë, të përzier, të pështjellë, velje, velitje, braktisje.
PËSHTÍRJ/E,~A f. Neveritje, pështirosje.
PËSHTIRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pështiros ose kur pështirosem.
2. Neveri a krupë për dikë ose për diçka që nuk na pëlqen, që e urrejmë a e përbuzim; të pështirë. Një ndjenjë pështirosjeje. Më shkaktonte pështirosje. E shikonte me pështirosje.
✱Sin.: neveritje, neveri, vështirosje, krupë, të pështirë.
ZVJÉRDHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur heq fëmijën nga gjiri; prerja e qumështit të gjirit për foshnjën; ndarja e të voglit të një kafshe nga e ëma; kund. vjerdhje. Zverdhja e fëmijës nga gjiri. Zverdhja e kecave (e qengjave). Koha e zvjerdhjes së fëmijës.
2. fig. Zbaritje, zverëtitje, ftohje ndaj dikujt a diçkaje. Zvjerdhja e punës. Zvjerdhja e dëshirës për të nxënë. Sindroma e zvjerdhjes. Bëhet shkak i zvjerdhjes ndaj librit. Kisha një zverdhje të plotë për të. Kanë hyrë në një tatëpjetë zverdhjeje. Bëri sikur nuk e vinte re këtë zvjerdhje të Blertës, që e shfaqte edhe me shtrembërimin e buzëve të saj.
3. Rënie apo humbje e luleve te bimët përpara se të lidhin fruta. Shenja të zvjerdhjes. Zvjerdhja e rrushit. Zvjerdhje e parakohshme e luleve. Zvjerdhje masive e bimëve.
4. Heqje e lastarëve të padobishëm nga një bimë, zakonisht për të përmirësuar zhvillimin e saj, krasitje. Zvjerdhja e hardhisë.
✱Sin.: ndarje, këputje, shkëputje, pështirosje, neveritje, mërzitje, ftohje, zbaritje, zverëtitje, krasitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë