Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEVERÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të ngjall neveri, që të sjell të përzier. Çdo ushqim i dukej i neveritshëm. Ç’gjë e neveritshme!
2. fig. Që të ngjall një ndjenjë të papëlqyeshme, që të bën ta përbuzësh, i pështirë. Tip i neveritshëm. Gjë (punë) e neveritshme. Lajme të neveritshme. Në mënyrë të neveritshme. Skenar i neveritshëm. Sajesë e neveritshme. Ishte bërë i neveritshëm.
✱Sin.: neveritës, i ndotë, gërdindjellës, i ndyrë, i velët, i efshtë, i turpshëm, i krupshëm, i fëlliqur, i vështirë, i gërditshëm, shëmti, shëmtirë, i shëmtuar, i urryer, i pështirë, beter, derr.
VÉLËT (i, e) mb. 1. Që të vel ngaqë është shumë i yndyrshëm ose shumë i ëmbël, që të ngop menjëherë; që shkakton velje. Mish i velët. Hallvë e velët. Ushqim i velët.
2. fig. Që të mërzit tepër me sjelljen e me veprimet e tij, që të neveritet. Njeri i velët.
✱Sin.: velës, i rëndë, i mërzitshëm, i bezdisshëm, i neveritshëm, neveritës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë