Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ASNJANËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet asnjanës, bëhet i paanshëm, neutral. Asnjanësohet shpejt. U asnjanësuan marrëdhëniet midis tyre.
2. pës. e ASNJANËSÓJ.
✱Sin.: paanësohet, neutralizohet.
►NEUTRALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vetv., vet. v. III Asnjanësohet. Neutralizohet stilistikisht (gjuh.). Neutralizohen tretjet acide (kim.).
NEUTRALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të neutralizohet. Kundërshtar i neutralizueshëm. Grup lehtësisht i neutralizueshëm.
►ÇHELM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastrohem nga lëndë të helmëta që kam në trup; kund. helmohem. Trupi juaj çhelmohet. Duhet të çhelmohet rregullisht. Bimët mjekësore që ndihmojnë mushkëritë tona të çhelmohen.
2. vetv. Shërohem nga helmimi. Për tri ditë shtruar në spital, u çhelmova.
3. pës. Humbet aftësitë helmuese, neutralizohet. Supa e helmuar çhelmohet.
✱Sin.: pastrohem, shërohem, çintoksikohem, neutralizohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë