Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nesërm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARDHSHËM

ÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1.vijon menjëherë pas së tashmes; që do të vijë a do të ndodhë pas së tashmes, që pritet pas së sotmes; kund. i shkuar. Koha e ardhshme. Pesëvjeçari i ardhshëm. Vitin e ardhshëm. Në javën e ardhshme. Në mbledhjen e ardhshme. Në numrin e ardhshëmgazetës.
2. Që do të jetë a që do të bëhet i tillëkohënvjen; i nesërm. Mësues i ardhshëm. Bashkëshortët e ardhshëm.
3. krahin. I ardhur5,6. Njeri i ardhshëm. I ardhshëm me këdo. Me trupardhshëm.

DJESHËM

DJÉSH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që ka qenë, ka ndodhur a është bërë dje, që i përket ditës parasotmes; kund. i nesërm. Dita (data) e djeshme. Mbledhja (shfaqja) e djeshme. Dreka (darka, festa, pritja, vizita, ngjarja) e djeshme. Bora (era) e djeshme. Shiu i djeshëm. Gjatë ditësdjeshme.
2. Që ka qenë, ka ndodhur a është bërë në një të kaluarafërt; që i përket një të kaluare jo të largët; i dikurshëm, i kaluar. Jeta (puna, shkolla) e djeshme. Këngët e djeshme. Fshati i djeshëm s’është më.

NESËRM

NÉSËRM (i), ~E (e) mb. 1.vjen fill pas ditëssotme; që i përket ditës pas së sotmes; kund. i djeshëm. Dita e nesërme. Data e nesërme. Puna e nesërme. Udhëtimi i nesërm. Mësimet e nesërme.
2. i përket një të ardhmeje të afërt; që do të jetë në një të ardhmeafërt, i ardhshëm, i së ardhmes. Shqipëria e nesërme. Doktorët e nesërm. Mësuesit e nesërm.

PASMËNGJES

PASMËNGJÉS,~I m. sh. ~E, ~ET Koha menjëherë pas mëngjesit. Pinë kafen e pasmëngjesit. Shihemi pasmëngjesin e nesërm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.