Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nervozohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AVOSEM

AVÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbushem inat, më ngrihen nervat, më prishet qejfi.
Sin.: nxehem, inatosem, zemërohem, pezmatohem, nervozohem.

BËRKATEM

BËRKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zemërohem menjëherë, më hipin kacabunjtë; inatosem (kur ndodh diçka jo e mirë a kur thuhen fjalë që më prekin). - Mos u bërkat he burrë, se s’të ka hije! - Pse u bërkat, çka e gjeti?
2. pës. e BËRKÁT.
Sin.: zemërohem, inatosem, acarohem, nervozohem, pezmatohem, tërbohem.

HAMULLOHEM
HANOSEM

HANÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Nervozohem, acarohem, dal nga vetja.

HUJITEM

HUJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zemërohem; hidhërohem.
2. pës. e HUJÍT.
Sin.: zemërohem, inatosem, nxehem, acarohem, nervozohem, hundohem, tërbohem.

KRESHPËROHEM

KRESHPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I ngrihet përpjetë kreshta dhe kurrizi (për macen, tigrin etj.); kurmëzohet. U kreshpërua macja.
2. edhe fig., vetv. (edhe me trajtëshkurtër përemërore) Tërbohem; egërsohem; i hakërrehem dikujt. U kreshpërua nga inati. Iu hakërryeatit (të birit).
3. pës., vet. v. III e KRESHPËRÓJ.
Sin.: kurmëzohet, tërbohem, egërsohem, nervozohem, hakërrehem, kërcënohem.

TALLFANISEM

TALLFANÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Zemërohem, nervozohem, rrëmbehem, inatosem (me dikë); zemërohem prej dikujt dhe reagoj keq. Tallfaniset për hiçasgjë. Janë tallfanisur qysh dje e nuk flasin.
Sin.: pezmatohem, zemërohem, nervozohem, rrëmbehem, inatosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.