Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARÇÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka mungesë përqendrimi, që nuk mund ta përqendrojë vëmendjen, që është e pakujdesshme. Arçukja lëvizte duart me nervozizëm.
BËRKÁTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bërkat dikë a kur bërkatem.
2. Gjendja kur bërkatim dikë a kur bërkatemi; ndjenja që na pushton kur zemërohemi. - Ç'është kjo bërkatje që të ka pushtuar?
✱Sin.: zemërim, inat, mllef, acari, zemëratë, mëri, maraz, nervozizëm, indinjatë, pezëm, pezmatim, kreshpërim, tërbim, vrer, lëndi.
EGËRSÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i egër (për një kafshë), që është egërsuar; kund. i zbutur. Kafshë e egërsuar. Bisha të egërsuara. Luanët e egërsuar.
2. Që është zemëruar shumë a është tërbuar (për një njeri); kund. i zbutur. Me pamje të egërsuar. Sytë e egërsuar të ushtarit. I egërsuar, zuri të qëllojë me grushte. Iegërsuar tërhiqte me nervozizëm mustaqet.
3. Që është bërë më i ftohtë a më i ashpër (për motin). Mot i egërsuar.
4. Që e ka shtuar fuqinë dhe intensitetin me të cilin shfaqet zakonisht (për dukuritë natyrore). Det (lumë) i egërsuar. Përrua i egërsuar. Përplasjet shurdhuese të dallgëve të egërsuara. Zjarre të egërsuara pushtuan vendin.
✱Sin.: i egër, egëran, egërcak, i pazbutur, i zemëruar, i tërbuar, mizor, i papërmbajtur, i pamëshirshëm, i ftohtë, i ashpër, i acartë, i akullt.
NATYRËBÚTË mb. Që është i butë e i qetë nga natyra, që nuk sillet me nervozizëm e ashpërsi. Djalë (vajzë) natyrëbutë.
✱Sin.: i butë, i urtë.
NERVÓZ,~E mb. 1. Që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; që nxehet e zemërohet shpejt, nevrik, me nerva, jo i qetë. Njeri (tip) nervoz.
2. Që shpreh një gjendje shpirtërore të shqetësuar; që bëhet me nervozizëm. Sulme nervoze. Ton nervoz. Duar nervoze.
3. Që është i acaruar e i shqetësuar. Mos më bëj nervoz. Situata e rëndë e bënte nervoz.
✱Sin.: gjaknxehtë, nevrik, nevrastenik, i shqetësuar, i acaruar.
NERVOZÍSHT ndajf. Me nervozizëm, me shqetësim, me ankth, me frikë. Trokas nervozisht gishtat në tavolinë. Ecte nervozisht përgjatë korridorit.
NERVOZITÉT,~I m. Nervozizëm. Nervozitet në fushën e lojës. Iu drejtua me nervozitet.
NERVOZÍZ/ËM,~MI m. Gjendje e acaruar e nervave, që shprehet me ngritje të zërit, me lëvizje të tepërta dhe me shprehje e veprime të pakontrolluara, gjaknxehtësi, nevrikosje. Shenja nervozizmi. Nervozizmi i skuadrës para dhe gjatë ndeshjes. Nervozizëm i tepruar. E priti me nervozizëm. Shkakton nervozizëm.
PRISHAGJÁK,~U f. Tronditje e madhe; shqetësim i madh. Pa nervozizëm e pa prishagjak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë