Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DANÍK ndajf. 1. Ndryshe; ndaras, veçmas, veçan të tjerëve. Ishte danik të tjerëve. U vendosën danik në dhoma. Lëre atë plaçkë danik.
2. Apostafat, nergut, me qëllim. Pajë i themi kaut ose lopës që ruhet danik për dimër.
✱Sin.: veçmas, veçan, veç, mënjanë, ndryshe, ndaras, enkas, apostafat, nergut, qëllimisht, qëllimthi, dashas, dëllëngthi, kastile.
DËLLËNGTHI ndajf., bised. 1. Mënyrë vrapimi e kuajve me të katra këmbët njëherësh; mënyrë e tillë vrapimi e njeriut. Iku dëllëngthi.
2. Me qëllim, qëllimisht; nergut. U nis dëllëngthi. E bleu (e përgatiti) dëllëngthi për atë.
PADÁSHUR ndajf. 1. Pa pasur ndonjë qëllim a synim të caktuar, jo nergut, jo enkas. E tha padashur. E goditi padashur. E shkeli padashur.
2. Jashtë vullnetit, pa qenë plotësisht i vetëdijshëm për atë që bëj ose që më ndodh, pa dashje, vetiu. Ndjeu padashur se... Mendoi padashur që...
✱Sin.: padashka, padashtë, padashtas, padashtazi, pahiri, gand, gabimisht, rastësisht, vetiu.
POSÁÇ/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bëhet me një rast të caktuar, që i kushtohet vetëm dikujt a diçkaje; që ndryshon nga të tjerët, jo i zakonshëm; i veçantë. Libër i posaçëm. Botim i posaçëm. Veshje e posaçme. Ndërtim i posaçëm. Pajisje e posaçme.
2. Që është bërë ose është caktuar nergut për dikë a vetëm për diçka; që bëhet për një qëllim të caktuar. Mbledhje e posaçme. Komision i posaçëm. Vendim i posaçëm. Udhëtoi me aeroplan (me tren) të posaçëm.
3. Që ka një detyrë të caktuar, që ndjek një qëllim të caktuar. I dërguar i posaçëm. Rojë e posaçme. Skuadër e posaçme.
4. Që ka vlerë a rëndësi të dorës së parë; shumë i madh; i veçantë. Detyrë e posaçme. Me rëndësi të posaçme. I vë kujdes të posaçëm.
✱Sin.: i veçantë, specifik, special, i madh, i rëndësishëm, i pazakonshëm, i jashtëzakonshëm
POSAÇËRÍSHT ndajf. 1. Për një qëllim a detyrë të caktuar, në mënyrë të posaçme; veçanërisht, në mënyrë të veçantë. Shkoi (e dërgoi) posaçërisht. E zgjodhi posaçërisht. Kujdeset posaçërisht për të.
2. si pj. Përdoret për të përforcuar, për të kufizuar a për të veçuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi ose të një fjalie me kuptimet “sidomos; veçanërisht”. Me rëndësi posaçërisht të madhe. Ata ishin posaçërisht të kënaqur, që merrnin pjesë në këtë gëzim të përbashkët.
✱Sin.: veçanërisht, veçanërisht, sidomos, veçmas, enkas, nergut.
QËLLIMÍSHT ndajf. Me një qëllim të caktuar; me paramendim, enkas; me keqdashje, me kast. E bëri qëllimisht. E shkeli qëllimisht. Erdhi qëllimisht. E tregoi qëllimisht këtë histori.
✱Sin.: qëllimthi, posaçërisht, nergut, kastile, apostafat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë