Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë e një teksti të shkruar, që përfshin fjalitë nga njëra kryeradhë tek tjetra dhe që shpreh një mendim pak a shumë të plotë e të pavarur. Paragrafi i parë (i dytë, i fundit). Shenja e paragrafit. Shtoi (hoqi) një paragraf.
2. Nënndarje e një kapitulli, e një ligji etj., që fillon me kryeradhë dhe me një shenjë të posaçme. Paragrafët e statutit (e rregullores). Nene e paragrafë. Paragraf për paragraf.
PASHFUQIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk është i shfuqizueshëm; që nuk mund të shfuqizohet; kund. i shfuqizueshëm. Ligje (nene) të pashfuqizueshme. Dispozita dhe parime universale të pashfuqizueshme.
PAVOTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i votueshëm; që nuk mund të votohet; kund. i votueshëm. Ligje (vendime, nene) të pavotueshme. Kandidat i pabotueshëm. Propozime të pabotueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë