Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nemte”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NEMTE

NÉMT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veshje e sipërme grash prej shajaku, e punuar si pallto e gjatë pa mëngë, e hapur përpara dhe e zbukuruar me gajtanë; shajak. Nemte për nuse.
Sin.: shajak, qashë.

QASHË

QÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shajak i trashë për veshjesipërme.
2. etnogr. Xhokë shajaku me kinda (në Shqipërinë e Veriut); nemte.

SHAJAK

SHAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Stof leshi i trashë e zakonisht i ashpër, i punuarvegjë me katër liq dhe zakonisht i dërstilur, që përdoret për të bërë pjesën e sipërmeveshjeve popullore, tradicionale (xhubletë); tirk, samaroskut, abë, cajkë. Rrobapunuara me shajak të zi (të bardhë). Kopsiti mirë pallton prej shajaku. Përparëse shajaku.
2. fig. Lë një punë në mes. Mos e lër punën shajak.
Sin.: tirk, samaroskut, abë, nemte, qazhnë, qashë, cajkë, zhgun.
E lë shajak (dikush) (punën etj.) e lë në gjendjekeqe, jo mirë; e lë punën në mes, nuk e çon derifund një punë; e lë poçen pa vegël; bën vegshin e s’i vë vjegën (dikush). Me shajak e me dajak shih me kulaç e me kërbaç.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.