Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PALÉ pj. 1. Përdoret zakonisht në fjali pyetëse të zhdrejta kur shprehim dyshim, kur nuk e dimë mirë diçka etj.; mbase, ndoshta, a; kushedi; vallë. Pale e ka parë. Merr vesh pale vjen. Vështro pale se ç’bën. Priste pale ç’do të thoshte. Të shohim pale kush do të vijë sot.
2. Përdoret për të theksuar pakënaqësinë, qesëndinë a përçmimin për dikë a për diçka. E mbanin dhe për të zgjuar, pale! Donte të shiste edhe mend, pale! Pale, ç’ka vajtur më vonë!
3. Përdoret kur shprehim një kërkesë të zbutur; dale. Pale ta shoh!
✱Sin.: ndoshta, vallë, ani, nejse, dale, kushedi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë