Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. edhe jokal. 1. Nuk e mbaj më mend dikë a diçka, nuk e kujtoj dot; më ka dalë nga mendja një gjë që e kam ditur, nuk më vjen në mend në kohën e duhur. Ia harrova emrin. Harrova orën (ditën). E harroi porosinë. S'e harroi mësimin. Harroi titullin e librit. Nuk e harroj kurrë. Harroi që ishte dimër. Harroj shumë (gjithnjë). Te harroftë mortja! iron, mos vdeksh kurrë!; kund. mbaj mend.
2. mjek. Humb a më dobësohet kujtesa.
3. Nuk e di më diçka që kam mësuar, s'jam më në gjendje ta ndjek, ta zbatoj a ta përdor, humbas shprehinë për diçka, çmësohem. Harroi zanatin. E harroi violinën. Ka harruar të kërcejë (të gatuajë). Nuk e harron zakonin.
4. Lë diçka pa u kujtuar në një vend, nuk e marr me vete ngaqë s'e kam mendjen aty; nuk bëj një punë, ngaqë s'e kam mendjen aty ose ngaqë me del nga mendja. Harroi librin (fletoren) në klasë Harrova syzet në shtëpi. Harroi të merrte çadrën. Harroi të shkonte në mbledhje. Harroi t'i hidhte kripë gjellës. Flet e harron të pushojë.
5. E nxjerr nga mendja dikë a diçka, nuk e kam më në zemër; nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, nuk merrem sa duhet me të; e shpërfill diçka dhe e braktis, e lë mënjanë. Harroi zakonet e të parëve. Kishte harruar edhe prindërit e vet. Harroi shokë e miq. Nuk i harrojmë kurrë dëshmorët. Nuk e harroi atdheun. Nuk e harrojmë të kaluarën e zezë. E harruan shpejt atë. Nuk i harroi mësimet (këshillat) e tij. Harroi përgjegjësinë për diçka. Nuk ia harroj atë që më bëri. Mos më harro! Ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron. (fj. u.).
✱Sin.: braktis, humb, neglizhoj, anashkaloj.
♦ Më harroi *adresën (dikush) shaka. Më harroi *derën (dikush). Të harroftë *mortja! (ur.) Harroi *rrugën (udhën) (dikush) iron.
NEGLIZHÍM,~I m. Veprimi kur neglizhoj ose kur neglizhohem. Harron me kaq lehtësi neglizhimin e gjatë nga ana e vet. Ky lloj neglizhimi është i papranueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë