Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndyrë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAJGAN

BAJGÁN,~E mb., shar. 1.është i lyer me bajga, i bajgosur.
2. I pistë, i ndotur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.
Sin.: i bajgosur, i ndotur, i ndyrë, i zhyer, i papastër, i pistë, i përlyer, i përdhosur, i laturisur, i llangosur.

BAJGOSUR
BAJGË

BÁJG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e padobishme e ushqimitnxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajgathata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga. As rigoni s’bëhet lis, as bajga nuk bëhet fis. (fj. u.).
2. keq. Njeri i pistë, ai që nuk e mban vetenpastër.
3. bised., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë; bajgë ahuri. Bajga bajgën s’e heq, burri e heq bajgën. (fj. u.). Bajga bajgën do. (fj. u.).
Bajgë ahuri përb. vulg. njeri pa vlerë e i keq, të cilit nuk ke dëshirë t’i rrish afër; njeri që nuk bën asgjëdobishme, që nuk i hynpunë askujt dhe asgjëje; vezë e prishur përb. Bajgë mbi bajgë përçm. vulg. njeri shumë i shëmtuar, dikush që nuk shikohet me sy, të vjen pështirë ta shikosh; ujk me brirë bised.; ibret i dynjasë (i dheut) përçm.; e ka turirin dy tulla e një plithar (dikush) përçm. Iu bajgë (dikujt) bised. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t’i bërë qejfin; iu baltë; iu opingë; iu lepitkë; i lëpin bythën përb. vulg. M’u bajgë pas opinge (dikujt) bised. m’u ngjit nga pas e nuk më ndahet; më mërziti shumë; m’u baltë pas këpuce; m’u ferrë; m’u rrodhe. Ia bëri bajgën (dikujt a diçkaje) bised. e braktisi pa e çarë kokën fare për të. S’më digjen bajgat (për dikë) mospërf. vulg. nuk bëhem merak fare për dikë, nuk dua t’ia di se ç’thotë a ç’bën ai, aq më bën; nuk më ftohen fasulet; nuk më bëhet vonë; nuk më prishet gjiza. E holloi bajgën (dikush) keq. është shumë i sëmurë, ështëpragvdekjes; po heq shpirt; i ka të pakta bukët; i ka ditëtnumëruara; ta lë shpirtindorë; kund. e trashi bajgën tall. vulg. Ia la bajgat (dikujt) tall. vulg. iku papritur e fshehurazi nga dikush dhe as që u merak për të; i iku nga duart papritur; mori ç’mundi, përfitoi sa mundi prej dikujt e u zhduk; ia la pendëtdorë iron. ia la puplat (në dorë); ia la lëpendratdorë; i la patkonjtë; i la shëndenë. T’i lë bajgat nën thonj (dikush) keq. është shumë i lig e i pabesë, ta bën fshehurazikeqen, ta lë të keqenderë; veç bishti (i qenit) i mungon (dikujt) keq.; u lëshon baltë varreve përçm. E lëshon bajgën (ku të mundë) (dikush) bised. 1. Nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç’bën; e bën një punë shkel e shko. 2. Flet pa u menduar, nuk i peshon fare fjalët; i lëshon fjalët pa doganë. (E lëshon) si *lopa bajgën (dikush) bised. I marrin bajgat *zjarr (dikujt) tall. vulg. E trashi bajgën (dikush) tall. vulg. u përmirësua nga shëndeti; filloidalë nga gjendja e keqe, nuk është si më parë; erdhifije; e mori veten; kund. e holloi bajgën keq.

BALOSH
BALTË

BÁLT/Ë,~A f. 1. Dhe i përzier me ujë, tokë e qullët zakonishtfushë, nëpër udhë etj.; llucë, ledh, lym, tinë. Baltë e kuqe (e zezë). Baltë e bardhë deltinë e bardhemepërdoret për të larë kokën. Baltë shtambash deltinë e kuqe për të bërë enë balte. Baltë e madhe. Baltë vjeshte. Ngjyrë balte. Vend me baltë. Këpucë me baltë. Bëhet baltë. Bëhem me baltë. Zë baltë (udha). Lyej me baltë. Eci nëpër baltë. Bie (ngec) në baltë. Fshij baltën. E squllët si baltë. Fusha na bën baltë, mali bën furtunë, / Pritmë djalo, pritmë, sa të rritem unë. (folk.). Kali i huaj të lë në baltë. (fj. u.). Nuk i bie vlera floririt se hidhetbaltë. (fj. u.). I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (fj. u.). Kur të bie gomaribaltë, lloj-lloj rrugëshkallëzojnë. (fj. u.). Sa ka kosherja mjaltë, të gjithëbëhen baltë. (fj. u.).
2. edhe sh. ~A, ~AT; ~ËRA, ~ËRAT Vend me dhèpërzier me ujë; copë dheu e njomur ose stërpikë uji e përzier me dhè. Pastroj baltërat. Heq baltat. Shkoq baltën.
3. Dhe (zakonisht deltinë) i përzier me ujë, i ngjeshur e i mbrujtur për të bërë enë, tulla etj., ose për të lyer murin. Baltë e pjekur. Baltë shtambash. Enë (poçe, tas) balte. Kandil balte. Mur me baltë. Kasolle prej balte. Gatuaj (përziej) baltën. Lyej me baltë.
4. Tokëpërgjithësi; truall, dhè; poet. toka mëmë, atdheu. Balta jonë. Balta arbërore. Ka lindurkëtë baltë.
5. Lëndë e butë si brumëpërdoret për punëndryshme; lënda me të cilën është bërë një gjë; fig. brumë. Baltë xhamash lëndë si brumë për të zënë anët e xhamave. Baltë dylli dyllë i zbuturpërdoret për të bërë qirinj. Unazë me baltëkeqe.
6. Lymi i disa ujërave mineralepërdoret si mjet kurimi. Baltë llixhe. Banjë me baltë.
7. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT Mbeturina të një lëngukullojnëfund; fundërri, llum, llurbë; papastërti që zë diçka, zgjyrë. Baltë kafeje. Baltë vaji. Baltë duhani. Balta e kokës. Baltë veshi. Baltë dhëmbësh. Balta e dyfekut. I pastroj baltën çibukut (llullës).
8. fig. Formimi a përbërja e dikujt, brumë. Është nga e njëjta baltë.
9. fig., keq. Send a njeri pa vlerë; diçkakushton fare lirë. U baltë dikush a diçka.
10. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT fig., keq. Diçka e ndyrë, ndyrësi, diçka e pandershme. Baltërat e shekujve. Balta e turpit. Pastroi baltërat.
Sin.: llucë, llum, lym, lyshtër, ledh, lerë, lëtyrë, llubatë, llapërçinë, lloç, llome, llomështi, llurbë, llurbëtirë, muzgë, tinë, fundërrinë, fundërri, zgjyrë.
Ai *mur atë baltë do përçm. Ajo baltë për atë mur është përçm. ka gjetur shoku-shokun, janë të një brumi, si njëri, si tjetri; gjeti tenxherja kapakun; sipas kokës edhe festen. Baltë e dobët. 1. Njeri i dobët nga trupi, që nuk u qëndron dot sëmundjeve, lodhet shpejt etj. 2. keq. Njeri i pakarakter; njeri i paqëndrueshëm, që thyhet shpejt; njeri i lëkundshëm. Baltë e ngjitur keq. njeri i mërzitshëm, që të ngjitet nga pas e nuk të shqitet. Baltë e vjetër njeri me përvojëmadhepunë dhe i rrahur nga jeta; ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) ujk i vjetër (plak). Baltë e Zotit (e Perëndisë) njeri i thjeshtë, si gjithëtjerët, dikush që nuk ka asgjëveçantë ngatjerët; njeriu me të mirat dhemetat që ka. U baltë (dikush). 1. shih u dhè (dikush). 2. I ra vlera fare; u llucë. Iu baltë (dikujt) iu përul shumë, i vete pas i nënshtruar e i poshtëruar; i lëpihet; u baltë (e pluhur); iu lepitkë; iu opingë; iu bajgë bised.; i lëpin (i puth) këmbët. U baltë e bardhë (dikush) shih u baltëfytyrë (dikush). I bëhet balta *flori (dikujt). U baltëfytyrë (dikush) u zverdh, u zbeh shumë (nga frika, nga tronditja); u dhè (dikush); i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Iu baltë pas këpuce (dikujt) keq. iu ngjit shumë dikujt sa e mërziti, nuk i ndahet fare, i shkon gjithnjë pas; iu bajgë pas opinge bised.; iu baltë; iu lepitkë; i lëpin (i puth) këmbët. Bëhem baltë e pluhur shkatërrohem krejt; shpartallohem; përulem përpara dikujt, i nënshtrohem tërësisht, bëj çdo gjë që do ai pa asnjë kundërshtim; i bëhem urë (e vig) (dikujt). Bën baltë (dikush) tall. rri kot, rri pa punë ose merret me diçkapadobishme; trazon baltën me shkop; tund (luan) derën; numëron qimet e postiqes; vret (numëron) miza. E bëri baltë (diku) ka shkuar dendur te dikush, e ka tepruar me hyrje-daljeshpeshta; e bëri kalldrëm përçm. S’të bën baltë (diçka) është e nevojshme, duhet, s’të prish punë po ta kesh a të ruash. E bëri baltë e pluhur (dikë a diçka) e shkatërroi; e shpartalloi; e bëri pluhur (e hi). Bën baltë pa shi (dikush) tall. krijon probleme e shqetësime edhe kur s’ka shkak ose arsye, grindet kotkoti. Bën baltën e nuk bën vorba (dikush) nuk e çon derifund një punë, e lë diçka në mes; mbjell e nuk korr. E bën mjaltin baltë (dikush) është i keq nga shpirti e të prish çdo gjë, gëzimin, jetën e mirë, nderin, të vërtetën etj.; e bënbardhënzezë. E bëra rrugën baltë shkoj e vij tutje-tëhu për të mbaruar një punë, veteshumë vende për të njëjtën gjë; sillem rrotull sa andej-këtej për të zgjidhur diçka, sorollatem varavinga; bëj çap e jak; hip e zbrit. Ra në baltë (dikush). 1. U fut padashur në një gjendjekeqe, ra në rrethanavështira, ka ngecur në një punë. 2. I ra vlera; nuk ka forca e mundësi për diçka; ra në llum; ra në batak; ra në moçal; kund. doli (u ngrit) nga balta. Çan baltën për të tjerët (dikush) punon me gjithë fuqitë, derdh djersë e mundohet për botën; i vë gjoksin (diçkaje). Doli (u ngrit) nga balta (dikush) doli nga një gjendje e vështirë, e prapambetur ose poshtëruese; shpëtoi nga një hall, nga një vështirësi a nga një e keqe; doli nga bataku; kund. ra në baltë. *Floribaltë (në pleh). Hëngri baltë (dikush) përçm. 1. Është munduar shumëjetë; ka rrojtur me të keq, ka vuajturvarfëri; u rropat. 2. mospërf. Vdiq; hëngri dhè; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhën. Ha baltë me dhëmbë (dikush) vuan shumë, heq keq, u rraskapit (në jetë a në një punë); heq pikën e zezë; heq gurin e gjakut. Hedh baltë (mbi dikë a mbi diçka) e poshtëron duke shpifur, e përlyen, e njollos, ia nxin emrin e mirë; i hedh lerë (dikujt a diçkaje); i hedh gurë (dikujt); i lë hijezezë (dikujt a diçkaje). E hedhbaltë (diçka) keq. e hedh poshtë si diçka pa vlerë, e flak; e shkel me këmbë. S’është baltë për tjegulla (dikush) mospërf. nuk ka fuqi a zotësi për të bërë diçka, nuk ka vlera për diçkamirë. E kam gojën baltë kam një shijekeqegojë; më është pështirosur goja. Me *këmbë balte (argjile). E la në baltë (dikë). 1. E la në vështirësi kur duhej ta ndihmonte, nuk i dha ndihmënpriste; i doli i pabesë dhe e braktisirrethanavështira; e la në llucë; e la në batak; kund. e nxori (e ngriti) nga balta. 2. Ia kaloi një tjetri, ishte më i aftë, më i zoti a më i fuqishëm se ai; qëndron shumëlart se një tjetër. Nuk i la baltë nën thua (dikujt) ia zbuloigjithametat, veset, hilet, gabimet etj.; s’i la gjë pa ia thënë; ia nxoripalarat (në shesh). U lëshon baltë varreve (dikush) përçm. është njeri shumë i lig, nuk i lë të qetë edhevdekurit; nxjerrvdekurin nga varri; ia ka shitur shpirtin shejtanit keq. Nuk mban baltëvesh (dikush) është shumë i ndërgjegjshëm e i çiltër, nuk duron dot dyshimekota mbi vete; e thotë hapurvërtetën. Mbeti (ngeci) në baltë (dikush) ka mbetur në një gjendjekeqe, nuk i kapërcen dot vështirësitë e pengesat, nuk del dot nga gjendja e vështirë; mbeti (ngeci) në llucë; mbeti (ngeci) në moçal; mbetizall. Mbuloi balta baltën përb. thuhet kur vdes një njeri i keq, i pavlerë a i poshtër, që ka bërë shumëliga (në kuptiminmirë bërivdiq!”). E nxori (e ngriti) nga balta (dikë) e ndihmoi që të dilte nga gjendja e vështirë, e shpëtoi nga një vështirësi, nga një hall a nga një e keqe; e nxori (e ngriti) nga lluca; e nxori nga bataku; kund. e la në baltë. Nuk e nxjerr *gomarin nga balta (dikush). I qëroi baltën e thoit (dikujt) ia nxoripalarat; s’i la gjë pa thënë e pa bërë; ia numëroi një e për një të gjithakëqijat. Trazon baltën me shkop (dikush) nuk ka punë e rri kot ose bën diçkapadobishme; bën baltë; tund (luan) derën; vret (numëron) miza; numëron qimet e postiqes; kërcet gishtërinjtë. I zuri thoi baltë (dikujt) filloi ta marrë veten nga ana ekonomike, nisidalë nga gjendja e keqe; doli mbi ujë1 (dikush); dolisipërfaqe (dikush).

BATAK

BATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishtekalbura; lerë, llucë, baltinë. Erë bataku. Si buallibatak. U batak. Ngeci (ra) në batak.
2. fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me amullinë, me diçkaulët e të ndyrë. Batak politik. Kur pështyjnë shumë, bëhet lumë, tek pështyjnë pak, bëhet batak. (fj. u.).
3. fig., keq. Njeri i ulët e i ndyrë, batakçi, mashtrues; përmb. fundërrinat e shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë.
Sin.: lerë, llucë, baltinë, baltak, batok, baltovinë, baltishtë, baltore, pellg, ligatë, batakçi, mashtrues, llum, fundërrinë.
Ra në batak (dikush) u përzje me njerëzkëqij a në punëfëlliqura; ra në baltë; ra në llum; kund. doli nga bataku. Doli nga bataku (dikush) shpëtoi duke u ndarë nga njerëzkëqij a duke dalë nga një punë e fëlliqur; doli (u ngrit) nga balta; kund. ra në batak (dikush). E futibatak (dikë) shih e tërhoqibaltë (dikë). E la në batak (dikë) shih e la në baltë (dikë). E nxori nga bataku (dikë) shih e nxori (e ngriti) nga balta (dikë). S’e nxjerr dot *çizmen nga bataku (nga lluca) (dikush) mospërf.

BERIBAT
BUKANË

BUKÁNË (i, e) mb., krahin. 1. I ndotur, i fëlliqur, i ndyrë.
2. fig., keq. merret me punëpista, që bën fëlliqësira, i fëlliqur. Njeri i bukanë.

BUKANËSI

BUKANËSÍ,~A m. sh. ~, ~TË krahin. 1.qenët i bukanë; fëlliqësi.
2. Veprim i ndyrë, punë e fëlliqur.

BYTHËPALARË

BYTHËPALÁRË mb., bised. 1. shar. I pistë, i ndyrë, që s’e mban as vetenpastër.
2. tall. Që është endepelena e s’ka hyrëradhën e burrave.
3. Që s’ka asnjë vlerë e dinjitet, si kleçkë për të kruar dhëmbët.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Mos prit hair prej bythëpalarëve. (fj. u.).

BËRLATUR

BËRLÁTUR (i, e) mb. 1. I pëgërë, i ndotur, i ndyrë.
2. fig. I fëlliqur, i njollosur, i përbaltur. Emër i bërlatur.

BËRLLOK
DERR

DERR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sus, Sus scrofa domesticus) Kafshë shtëpiake me trup e me qafëtrashë, me këmbëshkurtra e me turizgjatur, që rritet për t'i marrë mishin, dhjamin e kreshtën; mashkulli i kësaj kafshe. Mish (dhjamë) derri. Qime (kreshtë, lëkurë, këmbë) derri. Kërpudhë derri (bot.). Lule derri (bot.). Fermë (thark) derrash. Rritës (bari) derrash. Fruthi i derrave (veter.). Tifoja e derrave (veter.). Ushqim për derrat. Ruan derrat. Është bërë sa një derr. Ha si derr. E ka kokën sa të derrit. Zhgërryhet (gërrhin) si derr. S’ka pyll pa derra. (fj. u.). Të gjithë derrat një turi kanë. (fj. u.). Nuk fshihet derrithes. (fj. u.). Derri do plumb. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj kafshe. Derr i butë (lat. Sus domesticus) kafshë shtëpiake që ha çdo lloj ushqimi, me qimeashpër e me feçkëzgjatur, që rritet kryesisht për mish e për dhjamë. Derr deti (lat. Phocaena) gjitar mishngrënësjeton në det, më i vogël se delfini, me një feçkëgjerë e të rrumbullakët dhe me fletë trekëndëshe. Derr i egër (lat. Sus scrofa) derr me kreshtëmurrme, që jetontufë nëpër pyje. Derr pylli (lat. Sus scrofa) derr i egër.
3. Mishi i kësaj kafshe, që përdoret për ushqim; copë mishi nga kjo kafshë (e zier, e pjekur etj.). Derr i skuqur (i pjekur, i tymosur). Bërxollë derri.
4. fig., bised., keq. Njeri shumë i shëndoshë dhe i majmur. Gjithë ai derr.
5. fig., bised., keq. Njeri shumë i trashë nga mendja e kokëfortë; njeri shumë këmbëngulës e kryeneç. - S’do t’ia dijë fare, derri! - Si nuk e kupton, derri! Derr me zile (shar.).
6. fig., bised., keq. Njeri i papastër; njeri i ndyrë, i keq a maskara. Bjeri, derrit! Derr i poshtër. - Ma punoi ndyrë, derri i derrit! Derr e thi një feçkë kanë. (fj. u.).
7. si mb., bised. Shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha. Një derr lopate. Një derr shkëmbi. Një derr hundë. Një derr vape. Derr pune.
U bëra derr u mërzita shumë, plasa nga mërzia, u fryva; m’u shpirti derr. M’u derr (dikush a diçka) m’u mërzit shumë, m’u neverit, s’e duroj dot më; nuk e shoh dot me sy. M’u shpirti derr u mërzita shumë nga dikush a nga diçka, s’e duroj dot më, po pëlcas nga mërzia; u bëra derr; m’u shpirti gomar bised. Ta bën shpirtin derr (dikush) të mërzit shumë, sa s’e duron dot më; pëlcet derrin. *Çorbë derri (derrash, thish) përb. Derrkotec (në thark) i mbyllur e i mërzitur; shumë i mërzitur ngaqë nuk kam dalë a nuk kam lëvizur. Derrthes keq. pa ditur gjë, pa e parë ose pa e njohur fare dikë a diçka; njeri a send që nuk e kemi parë e nuk e njohim, por që na jepet për ta marrë. Derr me zile përb. njeri shumë i trashë nga mendja dhe shumë i neveritshëm. Ku di derri këmborë! mospërf., tall. nuk merr vesh (dikush) nga një punë a nuk kupton dot përse bëhet fjalë; nuk di të vlerësojë diçkamirë; ku di dhia ç’është tagjia (ç’është kulumbria)! *Feçkë derri përb. I ka ngrënë derri (macja) *brumin (dikujt). Sa të hajë derri dhe dosa shumë, pa hesap, pa masë, sa të duash; sa të hanë qentë; sa dushk e bar; sa t’i gërryesh me lopatë; sa ujët e detit. Hiq *dosën dhe vër derrin tall. Kur të hipë derrifik iron. kurrë!; është diçka e pamundur; kur të hipë gomarifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri arra; kur të bëhen dy ditë bashkë. Hyn derri e dosa (diku) keq. nuk ka ndalim a pengesë për të hyrë diku, është pa kontroll, hyn e del gjithkush si në një shtëpi pa zot; (është) han me dy (me katër) porta; (është) derë hani; (është) derë pa mandall. Kam *qimen e derrit. *Kripë derri bised. Pëlcet derri (diku) është shumë nxehtë, bën shumë vapë; ziejnë fasuletdiell; po bie dielli përdhe; merr kashta flakë. Pëlcet (edhe) derrin (dikush a diçka) të fryn e të zemëron pa masë; të mërzit shumë; ta bën shpirtin derr. *Stallë derrash keq. I shkrin *dhjamët derrit (diku). Shkul një *qime nga një derr (dikush). *Thark derrash. I thotë derrit *dajë (dikush) bised. *Vath i florinjtëveshderrit mospërf.

DERROSH

DERRÓSH mb., përb. 1. Shumë i shëndoshë; për ta ndarëkatërsh.
2. I pistë, i ndyrë, i fëlliqur. Rri si derrosh.
3. I trashë nga mendja, budalla me brirë. Njeri derrosh.
4. si em. m. Sipas kuptimevembiemrit. Nuk pyet ai derrosh.

DOSËR

DÓSËR (e) mb. është si dosë; e ndyrë, e fëlliqur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.