Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRUMÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gatimi i brumit, brumim. Makina e brumosjes. Punëtor i brumosjes.
2. fig. Veprimi kur brumos dikë a kur brumosem. Brumosja e rinisë (e studentëve). Brumosja e njeriut.
✱Sin.: brumëzim, mbrujtje, ngjeshje, ngjizje, zbutje, brydhje, squllje, ndulkje, tutëlim, përgatitje, gatim, edukim, formim.
PJÉKJ/E,~AI f. 1. Veprimi kur pjek diçka në zjarr etj.; veprimi kur piqet diçka ose kur arrij moshën e pjekurisë.
2. Gjendja kur pjek ose kur piqem. Pjekja e bukëve (e mishit, e peshkut në tjegull). Pjekja e grurit (e rrushit, e mollëve). Pjekja e kushteve për të vepruar.
✱Sin.: zierje, zbrujtje, ndulkje, rreshkje, nxjerrje, djegie, arritje, bërje, skuqje, përvëlim, çarje, pëlcitje, forcim, burrërim, kalitje.
SQÚLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur squll a squllem; qullje. Pjekja dhe squllja e parakohshme e frutave i kalbi thuajse të gjitha.
2. fig. Dobësim, rënie e muskujve. Squllja e muskujve ishte shenja e parë e sëmundjes së rëndë. Si pasojë e squlljes dhe plogështisë së plotë, ai nuk po e merrte dot veten pas operacionit.
✱Sin.: ndulkje, zbutje, zbrujtje, flashkje, qullosje.
ZBRÚJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbruj diçka; zbrumje, zbutje, brumëzim. Zbrujtja e kores së bukës. Zbrujtja e duhanit. Zbrujtja vjen nga lagështira.
2. Gjendja e diçkaje të fortë a të thatë pasi është lagur me ujë a me lëng një tjetër apo pasi është zbutur; zbrumim, zbutje, ndulkje. Zbrujtja e dardhës (e mollës, e ftoit, e gorricave etj.). Nga zbrujtja mollët bëhen më të shijshme.
3. Dobësimi i dikujt (në ndjenja, në qëndrime, në synime etj.); zbutje. Zbrujtja e karakterit (qëndrimit). Zbrujtja e shpirtit rebelues.
✱Sin.: brumëzim, brumim, zbrumim, brumim, brumosje, zbutje, brydhje, squllje, ndulkje, zbutje, mbrydhje, dobësim, ligështim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë