Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PICK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Pickojmë njëri-tjetrin.
2. vetv. Shpohem në një send me majë. U pickua nëpër gjemba.
3. fig., vetv. Hahem me fjalë, grindem dhe thumbohem me dikë. Ishte pickuar me të.
4. pës. e PICKÓJ.
✱Sin.: cimbidhem, ndukem, shpohem, cimbisem, hahem, grindem, thumbohem, ngacmohem.
►SHARAMANDÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shqyhem e copëtohem; ndukem fort. U sharamandukën me njëri-tjetrin. Mos u sharamanduk.
2. pës. e SHARAMANDÚK.
✱Sin.: sharandukem, ndukem, kaçandukem, shqepem, zhdëpem, zhvatet.
►SHARANDÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem e ndukem andej e këtej me dikë duke luajtur a përkëdhelur. Pasi u sharandukën, nisën të ziheshin.
2. pës. e SHARANDÚK. Fëmija u sharanduk mirë e mirë nga e ëma. Plaku ishte sharandukur mirë atë natë nga disa të panjohur.
✱Sin.: ndukem, kaçandukem, sharamandukem, zhdulatem, rrokullisem.
►ÇUKÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Çirrem e gërvishtem lehtë diku; vritem pak. U çukitën në ferra. U çukit në një shkëmb. U çukita duke hipur në tarracë. M’u çukitën gjunjët.
2. pës. e ÇUKÍT. Janë çukitur nga arkivi i kujtesës në tru. Çukitet nga papagalli. Fillimisht duhet të çukitet dyshemeja. Gotat po çukiten.
✱Sin.: çirrem, gërvishtem, plagosem, pickohem, thërrmohem, ndukem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë