Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndrydhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBYLLEM

MBÝLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lëviz vetë dhe afrohet a puthitetvendin e hapur për kalim ose për punëtjera (për një derë, një kanat, një kapak etj.); zihet me diçka që e mbyll; kund. hapet, çelet. U mbyll dera (dritarja). U mbyllën kanatet. U mbyll valixhja. Mbyllet vetë.
2. vetv. Futem a rri diku brenda, nuk dal jashtë, sepse merrem me diçka pa ndërprerje e me këmbëngulje; rri për një kohëgjatë në një mjedismbyllur; ngujohem, ndryhem. U mbyllshtëpi (në zyrë, në laborator, në bibliotekë). Mbylleshinkulla për shkakhakmarrjes. Armiku u mbyllqytet.
3. vetv., vet. v. III Bashkohet, puthitet ose afrohet me një pjesë tjetër a me pjesën kryesore (për diçkaështë e hapur); paloset, mblidhet (për diçkaështë e shtrirë); kund. hapet. Mezi i mbylleshin gishtat. Iu mbyllën sytë (qepallat). Nuk mbyllet çadra.
4. vetv., vet. v. III Zihet vetë me diçka, mbushet (një e çarë, një vrimë, një gropë etj.); mbulohet. U mbyllën vrimat (plasat). U mbyllën gropat. U mbyll plaga zuri dregëz e u përtha, u shërua.
5. vetv., vet. v. III Ndërpret veprimtarinë e vet (një ndërmarrje, një institucion etj.); nuk punon më për një kohë a përgjithnjë; kund. hapet; çelet. Marketet (dyqanet) mbyllen vonëmbrëmje. Shkollat mbyllenfundqershorit dhe çelen me 1 shtator. U mbyll ekspozita. U mbyllën shumë sipërmarrje.
6. vetv., vet. v. III Ndërpritet diçka, merr fund, nuk vijon më tej; mbetet me aq, nuk i shtohet me gjë tjetër. U mbyll mbledhja (konferenca). U mbyllën diskutimet. U mbyll ajo çështje.
7. fig., vetv. Rri i veçuar ngatjerët, nuk shoqërohem a nuk përzihem me ta; nuk u hapemtjerëve; merrem me një punëkufizuar duke iu kushtuar tërësisht asaj, duke lënë punët e tjera e duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër. Është mbyllurvete (në vetvete). U mbyll vetëmpunën e tij.
8. vetv., vet. v. III Mbushet një kohë e caktuar, merr fund, i vjen fundi, mbaron. U mbyll java. Pa u mbyllur mirë viti.
9. vetv., vet. v. III Nxihet, erret; vrenjtet (për motin); ngryset. U mbyll moti. U mbyll fare dielli.
10. pës. e MBYLL.
Sin.: kyçet, bllokohet, ndryhem, ngujohem, mbushem, ndërpritet, ndalet, ndrydhem, mbaron, përfundon, vrenjtem, përthahet.
Iu mbyll *dera (dikujt). T’u mbylltë *dera (t’u mbylltë)! mallk., edhe shak. S’i mbyllet (s’i rri) *goja (dikujt). M’u mbyll *plaga. Më mbyllen *sytë. Iu mbyll *shtëpia (dikujt). Mbyllem në *vetvete.

NDRYDHJE
NGULFATEM

NGULFÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbërthehem, kyçem, drynohem; zhytem duke ia zënë frymën vetes; mbys veten duke u varurlitar. Lopa u ngulfat me litarin e vet. E ngulfati vetenlitar.
2. vetv.shkon keq kafshata, thërrimja a uji, duke ma zënë frymën; më mbetet buka në fyt. Mos qesh kur je duke ngrënë se ngulfatesh.
3. vetv.mbyt gazi, tymi etj. Rruga u ngulfat prej makinave. U ngulfat me një shishe mjalti.
4. vetv. Ndrydhem.
5. pës. e NGULFÁT.
Sin.: kyçem, drynohem, mbytem, ngulatem, prridhem.

NËNSHTROHEM
PRRIDHEM

PRRÍDH/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Mbytem me diçka që më shtrëngon grykën. Kujdesu për fëmijën se mos prridhetdjep.
2. fig. zihet fryma, nuk kam mundësiveprojmënyrëpavarur, mbytem.
Sin.: mbytem, ndrydhem, mbyllem.

SHTRYDHEM

SHTRÝDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Përmbahem në të folur, bëjthem diçka e nuk e them, ndrydhem. Pse shtrydhesh ashtu?
2. fig., vetv., vet. v. III Lëshon shiun (për retë). U shtrydhën retë.
3. pës. e SHTRYDH. Është bërë për t'u shtrydhur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.