Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDRIÇÍM,~I m. 1. Veprimi kur ndriçoj dikë a diçka ose kur ndriçohem; kund. errësim. Teknologji e re për ndriçimin e rrugëve. Përdor për ndriçim. Shumëllojshmëri artikujsh (pajisjesh) për ndriçim.
2. Drita që del nga një burim; mjetet e ndryshme që përdoren për të bërë dritë. Ndriçim natyror (artificial). Ndriçim elektrik. Ndriçimi i diellit. Rrjeti i ndriçimit.
3. Shkëlqimi i diçkaje. Ndriçimi i qiellit. Llambës iu zbeh ndriçimi.
4. hist. Iluminizëm. Shekulli i ndriçimit.
✱Sin.: rrëzëllim, shndritje, shkëlqim, rrëzëllimë, rrezatim, vezullim, xixëllimë, zbardhëllim, zbardhëllimë, zbardhje, farfuritje, sqarim, shpjegim, dritë, dritësim, përndritje, llamburitje, ndritje, rrezitje, zbardhje, bardhëllimë, llapëtimë, vetëtitje, tallaz, iluminizëm, arsimim, zhvillim, kulturim.
RRËZËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Rrëzëllimi i diellit.
2. fig. Gjendja kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Vërejti rrëzëllimin e saj kur i foli.
3. Rrëzëllimë. I vriste sytë rrëzëllimi i shpateve të malit mbuluar me dëborë.
✱Sin.: vezullim, vezullimë, shkëlqim, ndritje, rrëzëllimë.
SHKËLQERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkëlqen a ndrin diçka; ndriçim, shndritje, shkëlqim. Shkëlqerimi i yjeve. Shkëlqerimi i diellit.
✱Sin.: ndriçim, dritësim, përshkënditje, ndritje, shndritje, vezullim, vetëtitje, rrëzëllim, lëbyrje, rrezatim, rrezitje, llamburitje, llapëtimë, xixëllim, prarim, farfuritje, flakë, flakërim, flakërimë, flakëritje.
SHKËLQÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur diçka lëshon një dritë vezulluese; rrezatim. Shkëlqimi i enëve me fërkim. Shkëlqimi i arit.
2. Dritë e fortë dhe e qartë; ndriçim. Shkëlqim verbues. Shkëlqimi i diellit. Shkëlqimi i dritave. Shkëlqimi i kometës.
3. Dritë e përthyer nga një trup; vetia e sipërfaqes së një trupi për të përthyer rrezet e dritës. Shkëlqim metalik. Shkëlqim i fortë (i dobët, i zbehtë, i ftohtë). Shkëlqimi i borës. Shkëlqimi i shpatës. Buzëkuq me (pa) shkëlqim. I ikën shkëlqimi. E humbet shkëlqimin. I jap shkëlqim diçkaje.
4. Pasqyrimi i ndjenjave të brendshme me anë të syve dhe të fytyrës; nur. Shkëlqimi i fytyrës. Sy plot shkëlqim.
5. fig. Madhështi e jashtme që krijohet nga pasuria e madhe, bukuri e jashtëzakonshme; prarim. Shkëlqimi i pallateve të faraonëve. Shkëlqimi i katedrales.
6. fig. Shfaqje e përsosmërisë, famë, lavdi; kulmi që arrin dikush në jetë, në një veprimtari etj.; shkalla më e lartë e zhvillimit të diçkaje, lulëzim. Arriti shkëlqimin më të madh. Është në shkëlqimin e vet. Shkëlqimi i jetës.
7. fiz. Madhësi që karakterizon rrezatimin e një burimi drite në një drejtim të caktuar.
✱Sin.: ndriçim, dritë, dritësim, përshkënditje, ndritje, shndritje, vezullim, vetëtitje, rrëzëllim, lëbyrje, rrezatim, rrezitje, llamburitje, llapëtimë, kallaj, nur, xixëllim, prarim, farfuritje, flakë, flakërim, flakërimë, flakëritje, zbardhëllim, lavdi, kulm, famë, lulëzim, shquarje.
SHKËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rrëmim që i bëjnë dheut, zakonisht shpendët, për të kërkuar ushqim; zhguritje, gërmim. Shkërmimi i dheut nga pulat.
2. Pastrim i thellë që i bëjmë dikujt a diçkaje; shkëlqim. Shkërmimi i enëve.
✱Sin.: zhguritje, gërmim, pastrim, shkëlqim, ndritje, shndritje, xixëllim, llamburitje, flakërim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë