Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndragur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDRAG

NDRAG vep., ~A, ~UR kal. Bëj me baltë a me një gjë të fëlliqur, bëj pis; ndyj, fëlliq. Ndragu këpucët (pantallonat) me baltë. E ka ndragur makinën.
Sin.: fëlliq, ndyj.

NDRAGEM

NDRÁG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndyhem me diçka, bëhem pis, ndotem. Ndragem me baltë. U lag e u ndrag. U ndrag foshnjarroba. Ishin ndragur si mos më keq.
2. pës. e NDRÁG. M’u ndragën rrobat.
Sin.: fëlliqem, ndyhem.

NDRAGUR

NDRÁGUR (i, e) mb. është fëlliqur me diçka, që është bërë pis; i fëlliqur, i ndotur. Me rrobandragura. Sheshet e ndragura nga balta. I lagur e i ndragur.
Sin.: i fëlliqur, i ndotur.

PËGËRË

PËGË́RË (i, e) mb. 1. I ndyrë, i fëlliqur, i ndragur, i bajgosur. Me rrobapëgëra.
2. fig. I ndotur, i baltosur, i njollosur. I pëgërëqelizë (fig.) shumë i ndyrë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.