Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndodhje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJENDJE

GJÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e kushteve në të cilat është dikush a diçka në një çastcaktuar; tërësia e vetive a e shenjave që e tregojnë këtë. Gjendja shëndetësore. Gjendja shpirtërore. Gjendja e përgjithshme. Gjendja e të sëmurit. Në gjendjemirë. Iu përmirësua gjendja. E la në gjendjemirë. Doli nga ajo gjendje.
2. Tërësia e kushteve dhe e rrethanave në të cilat ndodhet një vend, një popull etj. Gjendja ekonomike. Gjendja shoqërore. Gjendja politike. Gjendje e ndërlikuar. Gjendje e jashtëzakonshme gjendje e veçantëshpalletbazëligjit në një vend a në një pjesë të tij në të cilën, për shkakparaqitjesrrethanavejashtëzakonshme, paraqesin rrezik serioz për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike. U përmirësua gjendja. Ndryshoi gjendja.
3. Tërësia e kushteve fizike, psikike dherritjes në të cilat është një kafshë në një çastcaktuar; tërësia e kushteverritjes e të zhvillimit të një bime në një çastcaktuar. Gjendja e kafshës (e kalit, e lopës). Gjendja e bimës. Gjendja e grurit. Në gjendje tërbimi.
4. Tërësia e kushteve dhe e vetive, që tregojnë si është një send, një vend a një dukuri në një çastcaktuar. Gjendja e mallit. Gjendja e shtëpisë. Gjendja e kohës. Gjendja e gjuhës. Gjendja e financave. Makinëgjendjekeqe. Ështëgjendje pune.
5. fiz. Mënyrëqeni e një lënde ose e një trupi, që përcaktohet nga shkalla më e madhe ose më e vogël e lidhjes dhe e lëvizjesmolekulave. Gjendja fizike e lëndës. Në gjendjengurtë (të lëngët, të gaztë). Kalon nga një gjendjetjetrën.
6. drejt. Tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve, me të cilat vishet a ngarkohet një njeri nga ligjet. Gjendja familjare. Gjendja civile gjendje juridike vetjake dhe familjare e një njeriu.
7. Kushtet ekonomike të një njeriu ose të një familjeje; të ardhurat dhe pasuria. Ështëgjendjemirë. Ra nga gjendja. Është ngushtë nga gjendja.
8. fin. Sasia e të hollave në një arkë; sasia e mallrave, e prodhimeve ose e lëndëvepara në një ndërmarrje a në një vend në një kohëcaktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban gjendje. Shpëtoj gjendjen gjej rrugëdalje nga një gjendje e vështirë, përballoj një gjendjevështirë.
9.qenët diku, prani, ndodhje. Gjendja e tij atje nuk pritej.
Sin.: rrethanë, situatë, pozicion, kushte, shkallë, pikë, gradë, skaj, cak, kufi, punë, shtet, pasuri, para, i pasur.
Ra nga gjendja (dikush) u varfërua ekonomikisht ose u ul në pozitë; ra në një gjendje më të keqe a në një detyrë më të ulët; ra (zbriti) nga fiku. Jamgjendje. 1. (për diçka). I kam mundësitë, mundem; i kam forcatduhen, jam i aftë, jam i zoti. 2. Kam pasuri e jetoj mirë; i kamardhurat e nevojshme, jam i zënë a i kamur.

GJENDUR

GJÉNDUR,~IT (të) as. 1. qenët i pranishëm diku. gjenduritvendin e ngjarjes ndihmuan menjëherë.
2. fig. qenët në një situatëcaktuar, shpeshpapritur ose të vështirë. gjenduritpaqe me veten. Të gjendurit në një pozitëvështirë kërkon vendimemençura.
Sin.: ndodhje, të ndodhur, rastisje, të rastisur, të qëlluar, prani, ekzistencë.

NDODHJE

NDÓDHJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur ndodh diçka a kur ndodhem diku. Ndodhja e fatkeqësisë (e aksidentit). Ndodhja e tij jashtë shtetit. Ndodhje e konflikteve.
2. sh. ~E, ~ET Ndodhi, ngjarje. Ndodhjet e fundit. Pas kësaj ndodhjeje. Më treguan një ndodhje tjetër. Ndodhjemoçme a të reja.
Sin.: zhvillim, rastisje, të rastisur, vendndodhje, gjendje, të gjendur, të qëlluar, dukuri, ndodhi, tregim.

PRANI

PRANÍ,~A f. qenët në një vend në një çastcaktuar, të ndodhurit aty, të qenët i pranishëm; pjesëmarrje. Prania e tij është e nevojshme. U pa praninë e tij. Në prani të tij para syve të tij, kur ai ishte aty. Prania juaj na nderon.
Sin.: qenie, të qenët, ndodhje, gjendje, pjesëmarrje.

PRANËNDODHJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.