Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVERSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Ndjenjë e fortë mospëlqimi, kundërshtie ose urrejtjeje ndaj diçkaje apo ndaj dikujt; ndjenjë e pakëndshme ndaj diçkaje ose ndaj dikujt. Ndiej aversion ndaj gënjeshtrës. Ka aversion ndaj duhanit. Aversioni ndjenjësor. Aversion fizik. Aversion psikologjik
2. psikol. Reagim emocional negativ ndaj faktorëve nxitës si drita, tingulli, shija etj. dhe përvojat e pakëndshme, kujtimet e këqija etj. Ndien aversion ndaj britmave.
►KACAFÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zihem a ndeshem me dikë duke u kapur për fyti; fytafytem, kacambytem, kapërthehem.
2. vetv. Luftoj duke u përleshur trup me trup ose duke përdorur të gjitha forcat e armatimet; përfytem, karfosem, mbërthehem. Jemi kacafytur në luftë me pushtuesit.
3. fig., vetv. Përballoj një gjendje shumë të vështirë, duke u munduar t’u shpëtoj edhe pasojave me karakter ndjenjësor. U kacafytëm me pandeminë (me fatkeqësitë).
4. pës. e KACAFÝT.
✱Sin.: fytafytem, kacambytem, kapërthehem, mbërthehem, përfytem, karfosem.
NDJENJÓR,~E mb. Ndjenjësor.
NDJENJËSÓR,~E mb. Që shpreh një ndjenjë, që është plot ndjenjë; emocional. Motiv ndjenjësor. Emision thellësisht ndjenjësor. Element ndjenjësor. Dhurata është gjest ndjenjësor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë