Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEMOKRÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përkrahëse e demokracisë, ndjekëse e parimeve të demokracisë. Demokrate e flaktë.
2. Anëtare e një partie demokratike. Forumi i demokrateve. Lista e demokrateve.
3. bised. Grua a vajzë që ka dashuri e nderim të veçantë për njerëzit e thjeshtë; grua e thjeshtë e popullore. Është demokrate e shquar.
DESKRIPTIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Ndjekëse e deskriptivizmit. Ndihmesat e saj si deskriptiviste.
ENTUZIÁST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që punon e vepron me entuziazëm. Entuziastja e kuajve. Entuziastja e re. Entuziastja e folklorit.
2. Ndjekëse e zjarrtë e diçkaje. Entuziastja e jogës. Fotografitë e entuziastes.
FASHIST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anëtare e një organizate fashiste; ndjekëse e përkrahëse e fashizmit. Fashistet e kohës së luftës.
FUTURÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahëse dhe ndjekëse e futurizmit. Ka formim prej futuristeje.
IRREDENTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr., hist. Përkrahëse e ndjekëse e irredentizmit.
ITHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjek me vetëdije një drejtim të caktuar në fushën e mendimit, ajo që u përmbahet parimeve dhe pikëpamjeve të një rryme filozofike, politike, letrare, artistike, shkencore etj. ose të një doktrine të caktuar; përkrahëse e mendimeve dhe e pikëpamjeve të dikujt, nxënëse e ndjekëse e mësimeve të tij, përkrahëse, pasuese, ndjekëse. Ithtare e dijes.
✱Sin.: përkrahëse, pasuese, ndjekëse, partizane, adhuruese, nxënëse.
LOGJICÍSTE,~JA f. sh. ~E ~ET Ndjekëse e logjicizmit, specialiste e logjicizmit që merret me zbatimin dhe zhvillimin e teorive logjike.
NACIONALSHOVINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përkrah e mbron nacionalshovinizmin, ndjekëse e nacionalshovinizmit.
NDJÉKËS,~E mb. 1. Që vjen pas dikujt a pas diçkaje, pasues. Fjalët ndjekëse. Muaji ndjekës. Ambalazhimi është veprimtari shoqëruese, ndjekëse për të mbrojtur produktin.
2. Që është i ngarkuar për të ndjekur, për të zënë a për të kapur dikë. Repart (batalion) ndjekës. Prokurori ka funksion ndjekës.
3. av. Që shërben për të ndjekur dhe asgjësuar aeroplanët e kundërshtarit, gjuajtës. Aeroplan ndjekës.
✱Sin.: gjurmues, pasues, vazhdues, ithtar, përkrahës, gjuajtës, tjetër, vijues.
NDJÉKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i vete prapa dikujt për ta kapur.
2. Ajo që lexon, që dëgjon a që shikon rregullisht aktivitetin e një shkrimtari, gazetari, këngëtari etj. Është ndjekëse e pasionuar e komedisë. Ndjekëse e aktorëve të nëpër rrjete sociale.
3. Pasuese e ideve, e pikëpamjeve, e botëkuptimit të dikujt; ithtare. Ndjekëse e vëmendshme (e pasionuar).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë