Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndjehem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEKSOHEM

DEKS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Poshtërohem; ndjehem i poshtëruar; s'e dua veten nga turpi i poshtërimit. Nuk është burrëri të deksosh dikë.
2. vet. v. III Gangrenizohen (indet e gjalla).

PRESIONOHEM

PRESION/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. libr., vetv. Ndjehem nën presion. Presionohet shumë shpesh.
2. vetv. Trysnohem.
3. pës. e PRESIONÓJ.

TURBULL

TÚRBULL ndajf. 1. Duke qenë i përzier me lëndëtjera jo të pastra ose me diçkatrashë (për lëngjet); duke pasur ujë jo të kulluar (për lumin etj.). Vjen lumi turbull. Ka ardhur lumi turbull.
2. Me re a me mjegull, vrenjtur, jo kthjellët (për kohën). Moti qenka turbull sot. Qielli duket turbull.
3. mënyrë që nuk shihet a nuk duket mirë, jo qartë, errët; nëpër të, jo kthjellët; kund. qartë. Rruga dukej turbull. Shikoj turbull. Për shkakavullit, dukej turbullpasqyrë.
4. fig. Jo mirë, jo me të gjitha hollësitë; jo qartë, si nëpër të. kujtohet turbull. Më vjen ndërmend turbull.
5.gjendje jo të mirë shpirtërore, pa qejf, me mërzi; si i sëmurë, jo i mirë. Jam turbull sot. Ndjehem turbull.
Sin.: errët, vrenjtur, mugët, mugëll, mbytur, murrtas, vagëllimthi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.