Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndiqem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARRATISEM
PILOHEM

►PIL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lëshohem turravrap.
2. vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) E ndjek prapa dikë me vrap, e ndjek këmba-këmbës. Iu pilua prapa.
3. pës. e PILÓJ.
Sin.: vrulloj, vërsulem, sulem, lëshohem, turrem, ndiqem.

SIKTERISEM

SIKTERÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e SIKTERÍS. Më përzënë prej shtëpie ose prej vendi; dëbohem. Pse duhet të sikteriset një njeri i tillë?
Sin.: arratisem, arsehem, fërfëllohem, përzihem, ndiqem, nxirrem, trumhasem, lipsem, karmohem, flakem, shporrem, zhdukem.

SURVEJOHEM

SURVEJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiqemfshehtësi. Survejohem vazhdimisht. Ishte survejuar çdo lëvizje e tij.
2. pës. e SURVEJÓJ. Shkrimtari survejohej nga spiunët.
Sin.: përgjohem, mbikëqyrem.

VROJTOHEM

VROJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiqem me sy nga dikush, vëzhgohem; më shohin me vëmendje për një qëllimcaktuar.

2. vetv., vet. v. III. Studiohet diçka duke u ndjekur me vëmendje zhvillimi i tij, bëhen kërkime a vëzhgime në një drejtimcaktuar; vëzhgohet. Vrojtohen dukuritë e natyrës. Vrojtohen tërmetet. në fazandryshme. U vrojtuadisa drejtime studimi. Vrojtohen shpërthimet e vullkanit.

2. pës. e VROJTÓJ.

Sin.: vëzhgohem, vërehem, këqyrem, mbikëqyrem.

VUAJ

VÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Kam një dhembje a një sëmundje që më mundon, heq prej saj. Vuan nga dhembja e kokës. Vuante nga stomaku (nga zemra, nga veshkat, nga ethet). Vuanin nga malaria.
2. jokal. Mundohem shumë për të bërë a për të gjetur diçka, përpiqem e lodhem shumë; kaloj vështirësi e mungesamëdha, jetojskamje a në varfëri; më mungon diçka dhe s’e siguroj dot. Hoqën e vuajtën nën thundrën e pushtuesit. Vuajti për të bërë një shtëpi. Vuanin për bukë (për ujë, për kripë). Kanë vuajtur tërë jetën. Vuante për gjumë.
3. jokal. Pësojkëqija a mundime, ndiqem, dënohem e keqpërdorem nga dikush. Vuajtën nga fashistët. Vuajtiburg. Vuajtizitë e ullirit vuajti shumë. Vuajti pikën e zezë vuajti shumë. Vuan si gjarpri nën gur (si miu në mur).
4. jokal. Ndiej dhembjeshpirt për dikë, kam dashurimadhe për të, jepem me shpirt pas tij. Vuan pas asaj. Vuan pas fëmijës.
5. fig., jokal. Kam një të metë a një mungesë, e ciladëmton; vet. v. III ka të meta e dobësi. Vuante nga mendjemadhësia. Vuan nga (për) mendtë e kokës e ka fajin vetë. Vepra vuan nga disa dobësitheksuara. Vuan nga budallallëku.
6. kal. Kaloj një mundim trupor a shpirtëror, një sëmundje, një të keqe a dënim; heq. Vuajti urinë. Vuajti dënimin.
Sin.: heq, lëngoj, rënkoj, dergjem, torturohem, përvëlohem, mjerohem, mundohem, rraskapitem, përndiqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.