Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndikuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKTIVIZËM

AKTIVÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Pikëpamje, botëkuptim, bindje, që shquan rëndësinë e veprimit njerëzorkrijimin dhendryshimin e botës dheshoqërisë. Teoria dhe praktika e aktivizmit. Strategjia e aktivizmit. Aktivizëm qytetar. Aktivizëm politik.
2. Veprim për të ndikuarndryshimet shoqërore (politike, ekonomike, mjedisore, kulturore etj.); projekt i një aktiviteti, i një angazhimi, i një pjesëmarrjeje në diçkarëndësishme; marrje e përgjegjësisë; kund. pasivizëm, mosveprim. Aktivizëm i grupeveinteresit. Zotim (motiv) për aktivizëm. E kishte zënë aktivizmi (fig.).

ANTIPOEMË

ANTIPOÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lloj poeme me veçorindryshme a të kundërta me poemën tradicionale; poemëshfrytëzon teknikaveçanta, sidomosstrukturë, në gjuhë e në mjetet shprehëse stilistike për të ndikuar te lexuesi; kund. poemë. Antipoemë absurde dhe ironike.

AUTOHIPNOZË

AUTOHIPNÓZ/Ë,~A f., psikol. Teknikë e hipnozës kur një individ hyn në një gjendje hipnoze pa ndihmën e një hipnoterapisti për të arritur një gjendjethellë relaksimi, përqendrimi dhe vetëdijeje të ndryshuar, duke aktivizuar fuqinë e mendjes për të ndikuartrup dhendjenja. Bieautohipnozë. Gjendje e autohipnozës. Metoda e autohipnozës. Procesi i autohipnozës. Përdor autohipnozën.

AUTOLIZË

AUTOLÍZ/Ë,~A f., kim. 1. Proces i vetëshkatërrimit të qelizave përmes veprimitenzimave, që ndodh zakonisht pas vdekjesqelizave ose të organizmit dherastet kur qelizat janë dëmtuar rëndë e nuk mundmbijetojnë. Proces autolize. Autoliza e indeveorganizmit. Autolizë e vetvetishme. Autoliza e qelizave hepatite. Autolizën e shkaktojnë enzimat.
2. Proces natyrorluan një rol kyçdisa procese fermentimi për të ndikuarcilësinë dhestrukturën e prodhimeve ushqimore (të bukës, të birrës dheverës). Autoliza e brumit.
Sin.: vetëshpërbërje, vetëtretje, vetëzhdukje, vetëshkatërrim.

AUTOSUGJESTIONIM

AUTOSUGJESTIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Mjet i fuqishëm psikologjik për të ndikuarvetëdije dhepavetëdije, me qëllim përmirësimin dhe ndryshimin e mendimeve, të bindjeve, të qëndrimeve etj.; kontrollim i qëllimshëm i mendimeve; vetësugjestionim. Trajtim me autosugjestionim. Përforcoj autosugjestionimin. Procesi i autosugjestionimit. Autosugjestionimi kundër ankthit e stresit. Autosugjestionim në nënvetëdijen e dikujt.
Sin.: vetëbindje, vetëndikim, vetëpërmirësim, vetëzhvillim, vetësugjestion, vetëhipnozë.

AUTOSUGJESTIONOJ

AUTOSUGJESTION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR psikol., kal. Përdor autosugjestionin për të ndikuarndjenja, në mendime, në bindje dhesjelljen vetjake; ushtroj kontroll mbi vetveten për të ndryshuar ose për të përmirësuar gjendjen emocionale e psikologjike; sugjestionoj veten. Autosugjestionoi pozitivisht (negativisht).

AUTOSUGJESTIONUAR

AUTOSUGJESTIONÚAR (i, e) mb., psikol. Që i është nënshtruar autosugjestionit, duke përvetësuar mendime, ide ose qëndrime për të ndikuarsjelljet, në ndjenjat, në vetëdijen dhe në nënvetëdijen vetjake. Pacienti i autosugjestionuar. Personat e autosugjestionuar. Ndikim i autosugjestionuar.

AUTOSUGJESTIONUES

AUTOSUGJESTIONÚES,~E mb., psikol.përdor autosugjestionin, që ka aftësinë për të ndikuarmendimet, në bindjet, në ndjenjat, në qëndrimet dhesjelljen e tij të vetëdijshme ose të pavetëdijshme përmes autosugjestionit. Njeri autosugjestionues. Proces autosugjestionues. Terapi autosugjestionuese.

AUTOSUGJESTIONUES

AUTOSUGJESTIONÚES,~I m. sh. ~, ~IT psikol. Ai që përdor autosugjestionin, që ka aftësinë për të ndikuarmendimet, në bindjet, në ndjenjat, në qëndrimet dhesjelljen e vet të vetëdijshme ose pavetëdijshme, përmes autosugjestionit. Aftësia e autosugjestionuesit. Shërimi emocional dhe fizik i autosugjestionuesit.

AUTOSUGJESTIONUESE

AUTOSUGJESTIONÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET psikol. Ajopërdor autosugjestionin, që ka aftësinë për të ndikuarmendimet, në bindjet, në ndjenjat, në qëndrimet dhesjelljen e vet të vetëdijshme ose pavetëdijshme, përmes autosugjestionit. Autosugjestionuesja përfundoi terapinë. Zhvillimi personal i autosugjestionueses.

BASHKËHUAZI

BASHKËHUAZÍ,~A f., biol., ekol. Bashkëjetesë a lidhje e ngushtë midis dy organizmavendryshëm për një periudhëgjatë kohe, duke ndikuar mbi njëri-tjetrin për të mbijetuar, për të përfituar etj.; simbiozë. Bashkëhuazia e mbijetesës.

BELETRISTIK
DEKURAJIM

DEKURAJÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur dekurajoj dikë, shkurajim; kund. inkurajim. Do të sjellë paqartësi dhe dekurajim te përdoruesit. Për shkak dekurajimit. Kanë ndikuar dekurajimin e tyre.
2. Gjendja kur dekurajohem. Ështëdekurajimplotë.

DEZINFORMIM

DEZINFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET [DISINFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET] libr. Veprimi kur dezinformoj; përhapje e informacioneverreme ose të manipuluaramënyrëqëllimshme për të ndikuar ose për të shkaktuar ngatërresë te publiku; kund. informim. Dezinformim i plotë. Dezinformim i qëllimshëm.

DEZINFORMOJ

DEZINFORM/ÓJ (DISINFORM/ÓJ) vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Jap qëllimisht informacionrremë ose të shtrembëruar, me synim për të mashtruar, për të manipuluar apo për të ndikuar dikë, keqinformoj; kund. informoj.

FOTOELEKTRICITET

FOTOELEKTRICITÉT,~I m., fiz. Elektricitet i përftuar me anëdritës ose i ndikuar prej saj. Përftimi i fotoelektricitetit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.