Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndijoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDIEJ

NDÍEJ vep., NDJÉVA, NDÍER kal. 1. psikol. Kap me anëshqisave ngacmimet dhe dukuritë e botësjashtme; ndijoj. Ndiej shijen (erën). Ndiej cicërimat e zogjve. Ndiej puhinë erëmirë. Ndienftohtët.
2. Kap tingujt me vesh; dëgjoj. Nuk ndien mirë. I ndjeu zërin. E kam ndier ngatjerët. Të ndjefshamirën! (ur.) Ndjefsha mirë për ty! (ur.) Të ndjefsha zërin e mirë! (ur.)
3. Provoj në të gjithë trupin ose në një pjesë të tij një gjendje fizikecaktuar. Ndiej dhembje. Ndiejftohtë. Ndien lodhje (këputje, rraskapitje). S’i ndiej gjunjët (kurrizin) janë bërë si të huaj nga lodhja. E ndien veten mirë (keq). E ndjeu veten lehtë (rëndë, të fortë, të përtërirë). S’e ndiem rrugën nuk u lodhëm gjatë ecjes ose gjatë udhëtimit. E kam ndierkurrizin tim.
4. Kap me anëshqisavepërgjithësi a me anë të intuitës një dukuri nga bota që na rrethon; vë re, nuhat, kuptoj. Ndiej prishjen e motit. Kafshët e ndiejnëshpejt tërmetin. Pa e ndier fare. E ndjeu që po binte (po rrëzohej). S’e ndiem beharin (dimrin) nuk pati verë shumënxehtë (dimër shumëftohtë).
5. Provoj një ndjenjë a një gjendje shpirtërore, kam. Ndiej kënaqësi (mërzi, bezdi). Ndien gëzim (hidhërim, pezmatim). Ndiente urrejtje. Ndien një dëshirë. Ndiente frikë. Ndien neveri (krupë). Nuk ndien asgjë për të nuk e do, nuk e dashuron.
6. Kuptoj pasojat e një veprimi, prekem moralisht për diçka; kam vetëdije për një gjendje. Ndien përgjegjësi. E ndjeu gabimin. E ndiente veten fajtor. E ndien veten borxhli. E ndiej veten ngushtë (pisk). E ndien nevojën (mungesën) për diçka. E ndien për detyrë. E ndien thellë. Ndjeu mbi shpinë pasojat e luftës.
7. Jamgjendjeshijojbukurën, e cilabën përshtypjethellë. E ndien muzikën (poezinë). E ndien natyrën.
8. Kuptoj me anë të intuitës; e kuptoj nga disa shenjajashtme se po ndodh diçka, parandiej. E ndiente ftohtësinë e tij. E ndiente se po afrohej rreziku. E ndjeu si do të përfundonte.
9. (me pjesëzat mohuese nuk, s, mos). S’dua t’ia di për diçka, s’më bën përshtypje; s’pyes, nuk shqetësohem për dikë a për diçka. S’ndiej për të. Hiç mos ndiej! mos u shqetëso!, mos pyet fare! S’ma ndien për të as që dua t’ia di për të.
Sin.: ndijoj, dëgjoj, provoj, vërej, nuhas, nuhurit, përjetoj, kuptoj, prekem, shijoj, parandiej, kam.
Ma ndien (ma zë, ma kap, ma heq) *hunda (diçka). Ia ndiej *lezetin (diçkaje). E ndjeu *Perëndia (dikë) lart. Ma ndien (ma thotë, ma ndjell) *zemra (diçka).

PËRNDIJOJ

PËRNDIJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndijoj, përjetoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.