Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALEÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Anëtar i një aleance; besëlidhës. Aleat i madh (i sigurt). Aleatët nuk u morën vesh.
2. Ai që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta; përkrahës aktiv i dikujt. Aleat besnik (i ngushtë). Aleat i përkohshëm. Bëhem aleat me dikë. Gjej (bëj) aleatë. U takuan me aleatët. Aleatët ndërkombëtarë.
✱Sin.: besëlidhës, besëtar, besatar, bashkëpunëtor, bashkëpunues, bashkëluftues, mbështetës, përkrahës, ndihmues, partner, mik, besnik.
ANËMBËSHTÉTËS,~E mb. Që mbështet dikë a diçka; që përkrah ose që ndihmon dikë a diçka; anëmbajtës. Ndihma anëmbështetëse. Kërkoi dikë anëmbështetës.
✱Sin.: përkrahës, krahmbajtës, anëmbajtës, ndihmues, anues.
ANËMBËSHTÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mbështet dikë ose diçka; ai që përkrah ose që ndihmon dikë a diçka, anëmbajtës. Anëmbështetës i shumëkujt. Anëmbështetës i drejtë.
✱Sin.: përkrahës, anëmbajtës, anëmbajtës, ndihmues, anues.
NDÍHMËS,~E mb. 1. Që shërben për të lehtësuar një punë; që ndihmon, që jep ndihmë për të kryer diçka; ndihmues, ndihmëtar. Mjet ndihmës. Pajisje ndihmëse. Politika ndihmëse. Ushtri ndihmëse. Pyetje ndihmëse. Literaturë ndihmëse. Lëndë ndihmëse.
2. ek. Që zhvillon një veprimtari plotësuese në krahasim me kryesoren; që jep një prodhim plotësues. Veprimtari ndihmëse. Infrastrukturë ndihmëse. Shërbime ndihmëse. Repart (sektor) ndihmës. Ekonomi ndihmëse ekonomi e vogël bujqësore pranë një institucioni, një reparti ushtarak etj.
3. gjuh. Që ndihmon për të formuar trajta jo të thjeshta të fjalëve (për foljet kam, jam ose për pjesëzën do: kam punuar, jam gëzuar, do të nisem); shërbyes; që nuk është kryesor, i dytë (për theksin). Folje (fjalë) ndihmëse. Theks ndihmës.
✱Sin.: përkrahës, zëvendës, plotësues, ndihmues, ndihmëtar, çirak, lehtësues, plotësues, shërbyes, i dytë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë