Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ndihmohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRANË

PRÁNË ndajf. 1. Në një largësivogël nga diçka tjetër; përkrah; përbri; afër; kund. larg. Pranë e pranë shumë afër, ngjitur. Aty pranë diku pranë. Fare pranë. I rri pranë. Iu qas pranë. E kisha pranë. Afrohupranë! Nuk këndon bilbili, kur i vë sorrën pranë. (fj. u.).
2. Pa ndonjë dallimmadh nga dikush a nga diçka tjetër, me tiparengjashme me diçka tjetër, afër; kund. larg. Janë (qëndrojnë) pranë.
3. fig. Duke i qëndruar afër a duke treguar kujdes, interesim e vëmendjeveçantë; në marrëdhëniedrejtpërdrejta e të ngushta me dikë tjetër; afër. E ka pranë dikë është përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtëdikujt, ndihmohet vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. I rri (i qëndron) pranë dikujt a diçkaje kujdeset shumë, në mënyrëveçantë për të. Iu gjend (iu ndodh) pranë dikujt e ndihmoi, e përkrahu, i dha dorën (kur kishte nevojë). E mbaj pranë dikë krijoj marrëdhëniengushta me të, sillemmënyrëngrohtë e kujdesem për të, e ndihmoj vazhdimisht.
Sin.: afër, afras, afrazi, përbri, përkrah, anë, anës, ndanë, mbanë, bashkë, ngjitur, ngjitas, bri, puqur, buzë, ngjat.
I gjendem (i ndodhem) pranë (dikujt) e ndihmoj dhe e përkrah kur ka nevojë a një hall, kujdesem për të në rrethanavështira, i gjendem; i rri (i qëndroj) pranë; i qëndroj afër; i ndodhem (i gjendem) në krah; i jap (i hedh) dorën (një dorë). Kam pranë (dikë) jam përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtëdikujt, ndihmohem vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. E mbaj pranë (dikë) krijoj marrëdhëniengushta me dikë e sillem me ngrohtësi ndaj tij, kujdesem për të dhe e ndihmoj vazhdimisht, e mësoj si të punojë e si të sillet; s’e ndaj nga vetja; e mbaj afër. I rri (i qëndroj) pranë (dikujt a diçkaje) kujdesem shumë, vazhdimisht e në mënyrëveçantë për dikë a për diçka; e ndihmoj a e mbroj në çdo rast dikë; i gjendem (i ndodhem) pranë; i rri (i qëndroj) afër; i rri (i qëndroj) përkrah.

PËRKRAHEM

PËRKRÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv., vet. v. III Kufizohet, ka afër, ka përbri. Shkolla përkrahej nga (rruga) shëtitorja.
2. vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) E ndihmoj, i gjendem pranë kur ka nevojë, e përkrah; mbaj anën e dikujt. Prindërit i përkraheshin vajzës.
3. pës. e PËRKRÁH.
Sin.: kufizohem, ndihmohem, mbështetem, favorizohem, gjendem, anësohem.

VARISEM

VARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv 1. bëhet krah, përkrahem, ndihmohem nga dikush, më gjendet pranë. U varis nga shokë. Shokët e tij u varisën gjatë periudhësvështirë. Askush nuk u varis.
2. pës. e VARÍS.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.